Elvira Dones në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë në Berlin

13 Korrik, 2021 - 9:30 am

Edicioni i 21 i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë në Berlin që do të mbahet prej 8 deri më 18 shtator, do ta gjej edhe shkrimtaren e njohur shqiptare Elvira Dones, e cila do të prezantohet në këtë festival, shkruan KultPlus.

Organizatorët kanë prezantuar një biografi të Dones, duke potencuar edhe atë se Dones gjatë regjimit të Enver Hoxhës, kishte shkuar për një udhëtim pune në Zvicër, vend prej të cilës nuk ishte kthyer më në Shqipëri.

Librat e Dones që kanë shpërfaqë edhe keqpërdorimin e grave shqiptare, e që janë shkruar në gjuhën shqipe dhe italiane, më pas janë përkthyer edhe në shumë gjuhë të botës. Dones për shumë vite ka jetuar edhe në Amerikë, po prej 2015 ajo vazhdon të jetojë në Zvicër./ KultPlus.com  

Të ngjajshme