Fan Noli për Faik Konicën: Ja qëllimi i jetës së tij

17 Tetor, 2017 - 10:47 pm

Fan Noli për Faik Konicën

“Konicёn pёr herё tё parё e kam pjekur mё 1906. Atё ditё s’kam pёr ta harruar kurrё. Mё shkroi nga Londra se do tё mbёrrinte nё Boston i veshur me kostum shqiptar, me qёllim qё fotografia t’i botohej nёpёr gazeta dhe kёshtu tё shfrytёzonte rastin pёr t’i trumbetuar botёs cёshtjen kombёtare shqiptare, qё ishte edhe qёllimi i jetёs sё tij. Shqeva sytё nga habia. Aso kohe, si prift i modёs sё shkuar qё isha, mbaja njё mjekёr tё gjatё e tё zezё, qё, tё them tё drejtёn, fёmijёt e Bostonit ma shihnin me cudi. E merrja me mend sesa do tё habiteshin kur tё mё shihnin krah pёr krah me njё burrё tё veshur me fustanellё shqiptare. Ndonёse der mё atёherё s’kisha parё fustanellё shqiptare, e merrja me mend se duhej tё ngjasonte me fustanellёn greke, qё nuk ndryshon shumё nga njё fustan balerine. Unё vija i shkurtёr dhe i ngjeshur. Konica ish i gjatё e i hollё.

Tё dy bashkё do tё ngjanim si Don Kishoti me Sanco Pancёn qё sapo kishin dalё nga njё cirk. Habia ime ishte vёrtet e madhe kur pashё se fёmijёt e Bostonit e harruan fare mjekrёn time dhe mbetёn tё admiruar pas Konicёs. Atёherё e kuptova se fustanella shqiptare nuk ngjasonte aspak me simotrёn e saj qesharake greke. Ajo i afrohej mё tepёr fundit skocez dhe I shkonte shumё pёr shtat njё burri tё pashёm si Konica. Rasti e sjell qё nё kёtё libёr tё Konicёs kёndonjёsi tё njihet edhe me ndryshimin midis kostumit grek dhe atij shqiptar. Grekёt vёrtet qё e kanё huaj tur nga shqiptarёt, po, duke u rrekur pёr ta stolisur edhe mё, e kanё bёrё si tepёr grarishte.

Por Konica nuk mё habit vetёm me veshjen e tij. S’po u besoja veshёve kur nisi tё mё «ligjeronte» pёr cfarёdo teme qё tё shkon ndёr mend. Ishte njeri me kulturё tё madhe. Gijom Apoliner (Guillaume Apollinaire), njё shkrimtar francez, qё ishte mik i tij e quante «enciklopedia qё ecёn», dhe qё «e fliste frёngjishten si francez i lindur». Njё tjetёr shkrimtar francez, Zhyl le Metre (Jules le Maitre), ka shkruar pёr te: «Cet entranger qui ecrit si bien notre langue» (Ky i huaj ka shkruar kaq bukur gjuhёn tonё). Si studiues i pasionuar pas muzikёs, Konica adhuronte Vagnerin. Vagneri dhe veprat e tij ishin njё nga gjёrat e para pёr tё cilat mё foli. Ai mё kёshilloi tё shihja dhe Parsifalin, kur u dha pёr herё tё parё nё Boston, mё 1910. Tridhjetё vjet mё pas, kur vdiq, duke ditur sesa shumё e donte Vagnerin, iu luta organistit qё, gjatё gjithё ceremonisё sё varrimit, tё luante pjesё tё tij.

Tani tё themi dy fjalё pёr vendin qё zё Konica nё historinё e Shqipёrisё sё sotme. Si mysliman qё ishte dhe si bir i njё familjeje aristokrate nga Shqipёria e Jugut, Konica i kishte tё gjitha mundёsitё tё zinte njё pozitё tё lartё nё Perandorinё Turke, ku bёnte pjesё dhe Shqipёria qё nga vdekja e Skёnderbeut. E vёrteta ёshtё se gjatё shekujve shumё shqiptarё kishin marrё ofiqe tё larta nё Perandorinё Turke. Pёr shembull nё tё ri tё Konicёs, veziri i madh apo kryeministri i Perandorisё Turke, Ferid Pasha, Ishte shqiptar nga Vlora. Por Konicёs nuk i pёlqente kjo karrierё. Misioni qё i caktoi vetes ishte lufta pёr pavarёsinё e Shqipёrisё. Qё nga viti 1897 gjer mё 1912 Konica dhe Shahin Kolonja, botuesit e dy revistave shqipe jashtё atdheut, «Albania» dhe «Drita», ishin dy nga pionierёt e luftёs pёr pavarёsinё e Shqipёrisё. Nё sundimin turk shqiptarёt e kishin fshirё nga kujtesa lavdinё e shkuar nёn Skёnderbenё. Konica ishte ai qё rizbuloi dhe trumbetoi Skёnderbenё dhe flamurin e tij, shqiponjёn e zezё me dy krerё mbi fushёn e kuqe. Ky flamur u bё simbol i pavarёsisё kombёtare dhe u ngrit mё 1912 nё Vlorё nga Ismail Qemali, ku Shqipёria u shpall shtet i pavarur.

Konica ёshtё njё nga krijuesit e prozёs shqipe. Kur pata vendosur tё radhi – tesha dhe unё nё kryqёzatёn qё luftonte pёr pavarёsinё e Shqipёrisё, gjёja e parё qё mё ra nё sy, ishte mungesa e plotё e veprave letrare shqipe me ndonjё vlerё artistike. Por kur shkova nё Egjipt mё 1902, Spiro Dine, njё patriot shqiptar, mё dha koleksionin e revistёs «Albania» tё Konicёs prej vitit 1897 deri mё 1903. I lexova faqe mё faqe dhe qё nё atё cast nё shkrimet e Konicёs gjeta atё qё kёrkonim; letёrsi tё mirё shqipe. Konica, gjithashtu, zbuloi dhe popullarizoi njerёz tё tjerё shqiptarё tё letrave, si Kristoforidhin, Mitkon, Fishtёn, dhe Cajupin. Me kёshillёn dhe nёn drejtimin e tij, unё kam pёrkthyer disa vepra tё Shekspirit, Ibsenit, Edgar Allёn Poes dhe «Don Kishotin» e Servantesit. Gjithё shkrimtarёt shqiptarё qё erdhёn pas Konicёs janё nxёnёsit e tij, pёrfshirё kёtu edhe shkruesin e kёtyre radhёve”. / KultPlus.com

Të ngjajshme