Filozofi i shquar francez për Kosovën: Asnjë kryetar shteti nuk ka të drejtë të falë në emër të viktimave

15 Maj, 2018 - 9:30 am

Shkrimtari dhe përkthyesi Idlir Azizaj ka kujtuar qëndrimin e filozofit të shquar francez Jacques Derrida për “faljen”, kur ai kishte marrë shembull Kosovën.

I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, ku ai ka folur edhe për Derrida-n, filozofin e shquar të Dekonstruktimit, Azizaj ka thënë se sa i takon Kosovës, “falja mund të kryhet në mënyrë personale, por nuk mund të merret si e tillë në rang etik apo ligjor”.

I pyetur nga gazetari Michel Vieworka nëse “në situatat më të tmerrshme, si në Afrikë dhe në Kosovë, a nuk bëhet fjalë, pikërisht për një barbari afërsie, ku krimi është nyjëzuar mes njerëzish që njihen”, filozofi i mirënjohur francez Jacques Derrida, ishte përgjigjur: “E quaj të padrejtë njëherësh nga respekti për viktimat e krimeve mizore (asnjë kryetar shteti nuk ka të drejtë të falë në vendin e tyre) dhe nga respekti për kuptimin e kësaj fjale, për pakushtëzueshmërinë e pabindshme, jo-ekonomike, a-politike dhe jo-strategjike që ajo përshkruan”./ KultPlus.com

Të ngjajshme