займ на карту онлайн потребительский кредит

Fjalët e Ilirishtes shpjegohen vetëm përmes shqipes

22 Shtator, 2020 - 10:44 pm

Eqrem Çabej ishte gjuhëtar dhe studiues i cili ia kushtoi një jetë të tërë historisë së shqipes, letërsisë, etnologjisë dhe kulturës shqiptare.

Eqrem Çabej lindi më 6 gusht 1908 dhe u nda nga jeta më 13 gusht 1980. Ai i ka përfunduar studimet e larta për filologji në Vjenë të Austrisë dhe u specializua në gjuhësinë krahasuese indoevropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksiokologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

KultPlus më poshtë ju sjellë një fragment nga “Ilirishtja dhe Shqipja” e Eqrem Çabej.

“Nisja nga madhësia e panjohur e ilirishtes për të krahasuar të dhënat e saj me disa elemente të shqipes, vetvetiu paraqitet shumë me vështirësi. Kësaj i shtohet fakti që materiali ka mbetur po ai që ka qenë. Megjithatë është me rëndësi kjo, që një pjesë e mirë e atyre dëshmive të pakta që kanë mbetur, gjejnë shpjegimin e tyre me jetët e shqipes, e vetëm me mjetet e kësaj gjuhe.Hyjnë aty pikësëpari elemente të leksikut që nxirren nëpërmjet toponomastikës, si: brin-, dalm- delm-, lam-, mal-, pelag-, tar-, terg-, trag-, ulk-, vend- etj.”/ KultPlus.com

Të ngjajshme