“Foli dikujt për veten e tij dhe të dëgjon pa pushim”, thënie nga Dale Carnegie

12 Tetor, 2018 - 9:22 pm

Dale Carnegie ka qenë shkrimtar, gazetar, psikolog, edukator.

Ai ka besuar se nuk ekzistojnë njerëz të këqij në botë, por vetëm se ekzistojnë rrethana të pakënaqshme të cilat mund të mposhten pa ia prishur dikujt tjetër jetën, apo pa ia marrë shpirtin.

Këto janë gjërat që ai më së shumti i ka theksuar në librat dhe ligjëratat e tij, ndërsa ka edhe shumë thënie të tjera të mrekullueshme, të cilat ju ftojmë t’i lexoni në vijim…

1. Çdo njeri është budalla për të paktën pesë minuta çdo ditë. Mençuria është të mos e kaloni këtë limit kohor.

2. Një buzëqeshje nuk kushton asgjë, por dhuron shumë.

3. Kur jeta të jep limonë, bëje një limonadë.

4. Qëndroni të zënë. Ky është lloji më i lirë i ilaçeve që ekziston në tokë – dhe një nga më të mirët.

5. Çdo ditë është jetë e re për një njeri të mençur.

6. Mos u frikësoni nga armiqtë që ju sulmojnë. Frikësohuni nga miqtë që ju lavdërojnë.

7. Frika nuk ekziston askund tjetër, përveç se në mendje.

8. Dëshira e fortë për të mësuar diçka është 50 për qind e suksesit.

9. Suksesi është të marrësh atë që do. Lumturia është të duash atë që merr.

10. Nëse do të pushtosh frikën, mos rri në shtëpi e të mendosh për të. Dil dhe gjeji vetes punë.

11. Foli dikujt për veten e tij dhe ai do të të dëgjojë për orë të tëra.

12. Mund të bësh më shumë miq në dy muaj, duke u interesuar për të tjerët, nga sa mund të bësh në dy vite duke u përpjekur të bësh të tjerët që të interesohen për ty.

13. Bëji punët e vështira në fillim. Punët e lehta bëhen vetë.

14. Kur ke të bësh me njerëz, mbaj mend që nuk ke të bësh me krijesa të logjikës, por me krijesa të emocioneve.

15. Kam arritur në konkluzionin se ka vetëm një mënyrë për të marrë më të mirën nga një debat – dhe kjo është ta shmangësh. Shmange, ashtu si do të shmangie gjarpërinjtë dhe tërmetet.

16. Pjesa më e madhe e gjërave të rëndësishme në jetë janë arritur nga njerëz që kanë vazhduar të përpiqen, edhe atëherë kur nuk kishte më shpresë.

17. Kur urrejmë armiqtë, ne po u japim pushtet mbi ne; pushtet mbi gjumin tonë, oreksin tonë, tensionin tonë, shëndetin tonë dhe lumturinë tonë.

18. Njerëzit rrallëherë kanë sukses, nëse nuk argëtohen me atë që bëjnë.

19. Mos harro, sot është e nesërmja për të cilën shqetësoheshe dje.

20. Edhe Zoti nuk propozon që të gjykosh një njeri deri në ditën e tij të fundit, atëherë përse duhet ta bëjmë ti dhe unë?

21. Bëhu më i zgjuar se të tjerët nëse mundesh; por mos ua thuaj atyre.

22. Kriticizmi është i rrezikshëm, sepse lëndon krenarinë e vyer të një personi, dëmton ndjesinë e tij të rëndësisë dhe shkakton pakënaqësi./KultPlus.com

Të ngjajshme