Fondi i Krijimtarisë Letrare për Fëmijë 2025

2 Maj, 2025 - 1:30 pm

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli thirrjen për aplikime për Fondin e Krijimtarisë Letrare për Fëmijë 2025.

Aplikimet priten deri më datën 20 maj 2025, ora 16:00.

“Letërsia shqipe për fëmijë, është pjesë e trashëgimisë sonë letrare në edukimin e brezave. Mbështetja e autorëve që e pasurojnë këtë letërsi, është pjesë e rëndësishme e punës sonë, drejt vazhdimësisë dhe vlerave”, shkroi QKLL në faqen e saj në rrjetet sociale.

QKLL njoftoi se, thirrja u drejtohet autorëve mbi moshën 18 vjeç, në gjininë e prozës dhe poezisë për fëmijë. Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet drejtpërdrejt botuesit, i cili duhet të kryejë aplikimin duke qenë i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.

Aplikimet do të dorëzohen në formë të printuar, dorazi ose në rrugë postare, në zyrën e Protokollit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit brenda datës 20.05.2025, ora 16:00, si dhe në adresën elektronike: [email protected] dhe atë postare./ KultPlus.com

Të ngjajshme