займ на карту онлайн потребительский кредит

Fragment i shkëputur nga “Tuneli” i Ernesto Sabato-s

16 Gusht, 2019 - 4:30 pm

Ekzistonte një tunel i vetëm, i errët dhe vetmitar , tuneli nëpër të cilin kishte rrjedhur fëmijëria dhe rinia ime, e gjithë jeta ime. Nga nje copëz e tejdukshme e murit prej guri, unë e kisha parë, këtë vajzë dhe kisha menduar se ajo vinte nga një tjetër tunel paralel me timin, ndërkohë që në të vërtetë, ajo i përkiste botës së madhe, botës pa kufinj, të atyre që nuk jetojnë nëpër tunele dhe ndoshta i qe afruar nga kërshëria njërës prej dritareve të mia të çuditshme dhe i kishte zënë syri spektaklin e vetmisë time pa shpëtim, ose e kishte tërhequr gjuha memece, çelesi i pikturës time. Dhe atëherë ndërsa unë bëja përpara brenda tunelit tim, ajo jetonte jashtë, jetën e saj të natyrshme, jetën e rrëmujshme të njerëzve që jetojnë përjashta, atë jetën e çuditshme dhe absurde, ku ka vallëzime dhe festa, gëzim dhe mendjelehtësi. Nganjëherë, qëllonte që kur unë kaloja përpara njërës prej dritareve të mia, ajo ishte duke më pritur, e pa goje, dhe plot ankth. Përse më priste? Përse më priste plot ankth dhe e pa gojë? Ndonjëherë, qëllonte që ajo të mos vinte në orar dhe e harronte këtë qënie të mbyllur dhe atëherë unë me fytyrën e ngjeshur pas murit e përfytyroja atë në vende të paarritshme. /KultPlus.com

Të ngjajshme