Franz Kafka për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit

26 Maj, 2021 - 5:29 pm

Biblioteka Kombëtare e Izraelit ka botuar për herë të parë në internet një koleksion të dorëshkrimeve, letrave personale dhe vizatimeve nga shkrimtari hebre Franz Kafka.

“Koleksioni është tani në internet pas një procesi intensiv për vite të tëra”, njoftoi biblioteka, duke shtuar se ishte një nga më të mëdhatë në llojin e tij.

Midis artikujve, një fletore e studimeve në hebraisht të Kafkës, si edhe tre drafte të “Përgatitjet e Dasmës në Vend”.

Dokumentet vijnë nga pasuria e mikut më të mirë të Kafkës, Max Brod.

Brod ishte një nga mbështetësit më të njohur të skenës së letërsisë në gjuhën gjermane të Pragës, në gjysmën e parë të shekullit XX.

Para vdekjes së tij, në 1924, Kafka i kishte kërkuar Brodit që t’ia digjte punimet e tij, megjithatë, Brodi në vend të kësaj i botoi ato, duke i sjellë Kafkës famë botërore pas vdekjes./ atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme