Gabriel García Márquez: Gjithnjë kam besuar se shkrimtarët nuk janë në këtë botë për të marrë çmime

7 Janar, 2022 - 9:30 pm

Çdo çmim është një rrezik për ta. E keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një njeriu që nuk ka ndjeshmëri për suksesin në letërsi, dhe për më shumë kur ai jeton në një kontinent të pamësuar me suksesin, është të botojë një roman që shitet si salsiçet.

Ky është rasti im. Unë nuk kam dashur kurrë të shndërrohem në një spektakël, urrej televizionin, kongreset e letërsisë, konferencat dhe jetën intelektuale”.

Ndër të tjera, këtë kumtoi Gabriel García Márquez në fjalimin e shkurtër që mbajti kur i dorëzuan çmimin prestigjioz “Rómulo Gallego”, për veprën e tij “Njëqind vjet vetmi”. /KultPlus.com

Të ngjajshme