Gjashta personalitete të mëdha që kurrë nuk shkuan në shkollë

14 Prill, 2019 - 3:10 pm


  1. Thomas Edison

Thomasi i vogël nuk ka qenë kurr një nxënës i mirë në shkollë. Ai provoi të studioj deri në moshën 8 vjeçare, deri sa një ditë mësuesi i tij e fyu rëndë dhe prej asaj dite ai vendosi ta braktisë shkollën. Nëna e tij filloi duke i’a mësuar disa gjëra në shtëpi, por vetëm ato më baziket. Atij i pëlqente të lexonte, në veçanti vepra e Charles Dickens dhe të Shekespeare -it. Kur një ditë nëna e tij i’a dha një libër të quajtur “Shkolla e Fizikës” Thomasi menjëherë u bë një zbulues.

Ai e krijo një punëtori në shtëpinë e tij dhe filloi të bëjë eksperimente. Deri në moshën 12 vjeçare, ai e kishte krijuar telegrafin dhe e kuptoi se për t’i përfunduar eksperimentet e tij, ai kishte nevojë për para. Ai filloi të punoj në mënyrë që të kishte para për eksperimente, dhe për të shkuar në punë ai udhëtonte me tren çdo ditë nga 3 orë deri në qytetin më të afërt.

Përgjatë vitit të ardhshëm, ai i’a doli me sukses në disa prej shpikjeve më të rëndësishme si: mikrofoni, Fonografi, Drita elektrike, Betoni, ndërsa e perfeksionoi edhe më shumë telefonin, foto-aparatin dhe gjeneratorin elektrik. Sot, emrin e tij e mbajn rreth 2500 patentime.

  1. Abraham Lincoln

Linkolni kurr nuk shkoi në shkollë. Sidoqoftë, ai u bë lider i lëvizjes për emancipimin e skllevërve përgjatë luftës civile amerikane, dhe për këtë arsye edhe u vra. Leximi e mësoi vetë gjatë kohës së lirë, sepse punonte si zdrukthtar.

Në këtë mënyrë, ai filloi të lexoj libra për drejtësi dhe i’a doli ta sigurojë një leje për ta ushtruar profesionin. Atë gjithmonë e përbuznin për shkak të mungesës së edukimit formal, mirëpo ai u bë njëri ndër liderët më të njohur të historisë amerikane.

  1. Mark Twain

Nëse Marku i vogël do të jetonë në shekullin 21, atij me siguri do t’i jepeshin ilaqe sepse ai ishte tepër hiperaktiv. Ai e braktisi shkollën në moshën 12 vjeçare, atëherë i vdiq babai dhe atij i duhej të punonte.

Ai filloi punë si redaktues në një gazetë të vogël, dhe pastaj filloi edhe të shkruaj artikuj. Për shkak të popullaritetit të gazetës, ai do të mund të fillonte të shkruante edhe për gazetat e tjera gjithashtu. Kur ai filloi t’i publikoj artikujt e tij atëherë ai u bë i njohur pothuajse botërisht. Në moshën 67 vjeçare ai u bë profesor universitar.

  1. Charles Dickens

Dickensi e ndaloi shkollimin e tij në moshën 11 vjeçare, sepse filloi të punoj për t’i ndihmuar vëllezërit dhe motrat e tij, sepse prindërit e tij nuk e bënin dot këtë.

Në atë kohë, e gjithë familja e tij ishin në burg për shkak të borxhit, dhe vetëm Dickensi kishte shpëtuar duke qëndruar në një dhomë dhe duke lexuar libra të tillë si Robinson Kruson, duke shpresuar se një ditë edhe ai do të krijojë vepra të tilla.

  1. Charlie Chaplin

Chaplini, i lindur si Charlie Spenser, ishte nje djalosh që asnjeherë nuk shkoi në shkollë. Ai jetoi më të ëmën dhe vëllain në Londër, pasi u braktis nga babai alkoolik i cili gjithashtu ishte aktor. Nëna e tij ishte dërguar në shtëpinë e pleqve kur Charlie ishte ende i ri, dhe në këtë mënyrë, ai bashk me të vëllanë përfunduar në një jetimore, në të cilin atij nuk i jepej sasi e duhur e ushqimit dhe rrobave të ngrohta.

Kur u rrit, babai i tij i gjeti një punë si aktor. Charlie punoi deri në moshën 21 vjeçare, deri në momentin kur mblodhi mjaftueshëm para sa për të shkuar në Amerikë. Atje, ai shpejt e ndjeu se kishte nevojë për edukim.

Ai e bleu një fjalor të gjuhës angleze por kurr nuk e lexoi. Pas kësaj, ai e bleu veprën e Schopenhauerit “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, të cili Charlie edhe vetë e ka pranuar se lexuar disa herë përgjatë viteve, pa e kuptuar kurr plotësisht këtë vepër. Ky është njeriu i cili e ndryshoi kinemanë botërore.

  1. Heinrich Schliemann

Në moshën 8 vjeçare, Schliemann e pa në një revistë foton e Trojës duke i djegur, dhe nga ai moment ai vendosi ta zbuloj këtë vend. Edhe pse babai i tij tentoi ta bind se Troja ishte një vend mitik, djaloshi i vogël kurr nuk e braktisi iden e tij.

Në moshën 14 vjeçare, ai filloi punën si asistent shitësi, dhe e gjeti pastaj një punë në një anije e cila do ta dërgonte deri në Amerikë. Anija ndaloi në Holandë, vend në të cilin Schliemann qëndroi për tre vite, dhe gjatë kësaj kohe ai mësoi të lexoj dhe të shkruaj në gjuhët Holandeve, Spanjolle, Angleze, Franceze Italiane dhe Portugeze. Ai mësoi rusisht kur udhëtoi në Shën Peterburg, dhe me veprat  e tij në treg, në moshën 25 vjeçare ai ishte bërë milioner. Më në fund ai mësoi Arabisht dhe Greqisht, udhëtoi për në lindje dhe u vendos në Greqi, ku u martua me një greke. Dhe që nga aty, ai e bëri realitet ëndërrën e vetë: ai e gjeti Trojën./Në shqip nga Filozofia.al / KultPlus.com

Të ngjajshme