Gjashtë rregullat e Çehovit për një tregim të mrekullueshëm

20 Tetor, 2018 - 9:26 am

Çdo vepër e Çehovit është vepër që duhet lexuar.

Anton Pavlovich Chekhov, një prej shkrimtarëve më të mirë që ka njohur bota, në maj të vitit 1888 shkroi në kujtimet e tij, gjashtë rregullat për të shkruar një tregim të suksesshëm.

Shkrimtari rus ka ditur të thurë tregime të cilat lexohen edhe sot e përmbajnë ‘melodinë’ e cila të mban afër tyre për të vazhduar leximin.

Këto janë gjashtë rregullat të cilat sipas krijuesit të “Three Sisters” e “Ivanov”, mes punëve tjera, duhet përdorur për një tregim të mirë.

– Dhembshuri
– Përshkrime sa më të sinqerta për njerëzit dhe objektet
– Objektivitet
– Guxim dhe origjinalitet: largohu nga stereotipet
– Sa më shkurt
– Sa më pak folje të gjata të natyrës politike, ekonomike, sociale

Të gjitha këto gjashtë rregulla ai i ka përdorur për ti shkruar tregimet e tij të njohura. Kur e fitoi çmimin Pushkin Prize, u dit që Chekhov do të bëhej një emër i madh i letërsisë jo vetëm ruse. / KultPlus.com

Të ngjajshme