Gjergji Canco, kolosi i arsimit profesional shqiptar

22 Gusht, 2023 - 12:00 pm

Më 22 gusht 1971, ndërroi jetë një nga themeluesit e arsimit profesional shqiptar, Gjergji Canco.

Canco, studenti i Liceut të Korçës, qytetit të tij të lindjes dhe profesor në shumë shkolla, do të spikaste më shumë për themelimin dhe drejtimin për shumë vite me radhë të institucionit arsimor “Politeknikumi 7 Nëntori”. Canco është pasues i denjtë i meritave të padiskutuara të shkollës së ndërtuar nga Harry Fultz, ku Canco punoi që prej vitit 1932.

Canco do të fitonte bursë studimi nga qeveria e Zogut dhe do të vazhdonte studimet në Fakultetin e Shkencave në degën e Matematikës në Montpelier. Për punën e shkëlqyer ndër vite, ai dekorohet me titullin “Mësues i Popullit”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foto të tij si dhe një kërkesë të Cancos drejtuar qeverisë së kohës për dekorimin e stafit pedagogjik të “Politeknikumi 7 Nëntori”./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme