“Gjithçka që jam apo shpresoj të jem, i detyrohem nënës sime”

3 Shtator, 2019 - 11:20 pm

Thënie frymëzuese nga Abraham Linkoln

1. Nuk kanë rëndësi vitet në jetë. Por jeta e kaluar në vite…

2. Mënyra më e mirë për t’i shkatërruar armiqtë e tu, është kur i bën ata miq.

3. Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen tënde, është ta krijosh vetë atë.

4. Mik është ai që ka të njëjtët armiq që ke ti.

5. Një shtëpi e përçarë në vetvete nuk mund të qëndrojë.

6. Një grua është e vetmja gjë që unë kam frikë, nga që unë e di se ajo… nuk do të më lëndojë mua.

7. Gjithçka që jam, apo të shpresojmë se do të jem, unë i detyrohem nënës sime engjëll.

8. Gjithmonë ta kesh parasysh se vendosmëria jote për të pasur sukses është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

9. Shmang popullaritetin në qoftë se dëshiron të kesh paqe.

10. Fletët e votimit janë pasardhëset e drejta dhe paqësore të plumbave.

11. Bëhu i sigurt që e ke vënë këmbën në vendin e duhur, pastaj qëndro i palëkundshëm.

12. Librat i shërbejnë njeriut për të treguar se mendimet origjinale e tij nuk janë aspak të reja.

13. Karakteri është si një pemë dhe reputacionin si një hije. Hija është ajo që ne e mendojmë për të, pema është e vërteta.

14. Njerëzit e thjeshtë në dukje janë më të mirët në botë: kjo është arsyeja pse Zotit ka bërë kaq shumë të tillë.

15. Mos u shqetëso kur nuk njihesh, por përpiqu të jesh i denjë për njohje.

16. Të gjithë duan të jetojnë gjatë, por askush nuk dëshiron të plaket.

17. Më jep afat gjashtë orë për të prerë një pemë dhe unë do t’i kaloj katër të parat duke mprehur sëpatën.

18. Ka të drejtë për të kritikuar, ai i cili ka një zemër për të ndihmuar.

19. Unë mund të bëj më shumë gjeneralë, por kuajt kushtojnë.

20. Unë nuk kujdesem shumë për fenë e një njeriu, për të cilin qeni dhe macja nuk janë të mira. /shkollaesuksesit/ KultPlus.com

Të ngjajshme