Gjyshërit nuk vdesin kurrë. Thjesht bëhen të padukshëm

12 Janar, 2019 - 10:20 pm

Gjyshërit nuk vdesin kurrë, bëhen të padukshëm dhe flenë përgjithmonë  në thellësitë e zemrave tona. Edhe sot na mungojnë dhe do të jepnim  gjithçka për të dëgjuar përsëri tregimet e tyre, për të ndier  përkëdhelitë e tyre dhe ato mendimet e mbushura me butësi të pafundme.

E dimë se është ligji i jetës, ndërsa gjyshërit kanë privilegjin të  na shohin të lindim dhe të rritemi, ne duhet të bëhemi dëshmitarë të  plakjes së tyre dhe lamtumirës nga kjo botë.

Humbja e tyre është pothuajse gjithmonë mirupafshim-i ynë i parë, dhe  zakonisht gjatë fëmijërisë sonë. Gjyshërit që marrin pjesë në  fëmijërinë e nipërve të tyre lënë gjurmë në shpirtrat e tyre, trashëgimi  që do t’i shoqërojnë ata gjatë gjithë jetës, si fara të dashurisë së  përjetshme, për ato ditë kur ato bëhen të padukshëm.

Sot është shumë e zakonshme të shohësh gjyshërit dhe gjyshet e  përfshira në çështjet e fëmijëve me nipërit e mbesat e tyre. Ata janë  një rrjet i paçmuar mbështetje në familjet e sotme.

Megjithatë, roli i tyre nuk është i njëjtë me atë të një babai apo  një nëne, dhe kjo është diçka që fëmijët e perceptojnë në një moshë të  vogël. Marrëdhënia midis gjyshërve dhe nipërve e mbesave vjen nga një  bashkëpjesëmarrje shumë më intime dhe e thellë, kështu që humbja e tyre  mund të jetë diçka shumë delikate në mendjen e një fëmije ose  adoleshenti.

Gjyshërit nuk vdesin, sepse ata janë të ngulitur në emocionet tona në një mënyrë më delikate dhe të thellë se sa thjesht gjenetike. Ata na  mësuan të shkojmë pak më ngadalë dhe me ritmin e tyre, të shijojmë një  pasdite në fshat, të zbulojmë se librat e mirë kanë një erë të veçantë  dhe se ekziston një gjuhë që shkon shumë përtej fjalëve.

Është gjuha e një përqafimi, e një puthjeje, e një buzëqeshje të  ndërlikuar dhe e një shëtitje në mes të pasdites, duke ndarë heshtjen  ndërsa ne shikojmë perëndimin e diellit.

E gjithë kjo do të zgjasë përgjithmonë dhe pikërisht tek kjo ndodh  përjetësia e vërtetë e njerëzve. Në trashëgimi emocionale e atyre që me  të vërtetë na duan dhe që na nderojnë duke i kujtuar çdo ditë./bota.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme