‘Gratë duhet t`i adhurosh ose t`i braktisësh. Rrugë të mesme s`ka’

15 Qershor, 2018 - 6:21 pm

Që të bëhesh qesharak s`të mjafton vetëm guximi, por duhet të kesh edhe moskokëçarjen e nevojshme.
Ka më shumë prostituta ndërmjet grave që s`kanë fjetur kurrë me një burrë sesa ndërmjet atyre që janë të detyruara të nxjerrin bukën e gojës me atë zanat të vështirë.
Karakterin më të fortë e kanë cinikët, kurse ata që nuk durohen fare janë idealistët.
Pushteti është sëmundja më ngjitëse që ekziston.

Çdo gjë që mund të rregullohet me para është lirë.
Portretet të ngushëllojnë vetëm në dhé të huaj.
Njeriu është i madh kur llap për parimet e veta, por është i dobët kur vjen puna për t`i zbatuar.
Jeta është një çështje tepër e madhe, saqë të kalojë përpara se ne të pushojmë së marri frymë.
Mëshira është diçka që u shkon kohëve të qeta, të paqta. Mëshira nuk bën kur vjen puna për jetë a vdekje.
Po të harrojë njeriu diçka, ajo i mungon më vonë gjatë jetës. Kurse atë që s`e harron dot ajo ta nxin jetën.
E pakushtueshme është vetëm ajo që njeriut nuk i rri natyrshëm.

Kur ke ndër mend të bësh diçka, mos pyet për pasojat. Përndryshe nuk e bën kurrë.
Për gjërat e vogla s`është keq të pyesësh, për të mëdhatë kurrë.
Të dashurosh do të thotë të lidhesh me dikë me të cilin do të plakesh.
Fjalët e vërteta kanë nevojë për më shumë dritë.
Gjithmonë njëri braktis i pari. Dhe nganjëherë ai tjetri është më i shpejtë.
Nga kuptimi i tepërt vijnë të gjitha keqkuptimet në këtë botë.
Ai që është vërtet i humbur, nuk flet fare.
Gjithmonë ishin gjërat e vogla ato që të bindnin, kurrë të mëdhatë. Të mëdhatë ndodheshin shumë pranë gjesteve dramatike dhe tundimit për ta gënjyer tjetrin.
Vetëm gjërat e thjeshta nuk të zhgënjejnë kurrë.
Kur njeriu dashuron dikë, gjen edhe fjalë të përshtatshme.

Qetësia është e mirë vetëm atëherë kur je vetë i qetë.
Për t`u gëzuar, njeriu s`ka nevojë për dikë tjetër.
Gjithmonë gjëja më e lehtë në ndarje është të ikësh.
Dashuria e bën gruan të mprehtë, ndërsa burrin konfuz.
Me vrasje nuk arrin të shuash shumë. Kush ka vrarë shpesh, nuk vret nga dashuria. Atëherë vdekja bëhet e vockël dhe qesharake. Pastaj ajo s`është punë grash, është vetëm çështje burrash.
Ishujt nuk izolonin dot. Dhe shqetësimit të zemrës nuk mund t`i viheshin kufij; njeriu e humbiste gjithmonë më lehtë atë që e mbante ndër krahë dhe kurrë atë që braktiste.
Rruga më e mirë për të humbur një grua ishte që t`i tregoje asaj një jetë të cilën mund t`ia siguroje vetëm për ca ditë. Ajo do të përpiqej pastaj ta rifitonte atë jetë, por me dikë tjetër i cili do të ishte i zoti t`ia siguronte vazhdimisht.

Njeriu plaket vetëm kur nuk ndien më.
Është heroizëm i kotë të zgurdullosh sytë pas hijeve të së kaluarës pa alkool në bark.
Shpjegimet janë gjëra të dorës së dytë. Ndjenja nuk njeh shpjegime. Vetëm veprime.
Skenat janë me vend vetëm kur njeriu është mesatarisht i mërzitur.
Gratë duhet t`i adhurosh ose t`i braktisësh. Rrugë të mesme s`ka.

Mjekët s`duhet t`i njohësh kurrë personalisht… Mjekët duhet të banojnë nëpër spitale dhe s`duhen lejuar kurrë të dalin jashtë e të bien në kontakt me profanen.
Edhe kafshët eksperimentale duhet të kenë njëfarë krenarie profesionale.
Kush nuk u beson çudirave në dashuri, është i humbur.
Me gratë nuk duhej diskutuar… Del gjithmonë i humbur. Në duart e tyre logjika kthehet në dyllë dhe përpunohet sipas qejfit. Duhej veprim dhe pikë.

– Erich Maria Remarque, “Harku i Triumfit”

Përgatiti: Muhamet Rexhaj

Të ngjajshme