Hapet panairi i librit shqip në Tuz të Malit të Zi

27 Gusht, 2020 - 8:59 am

Në prani të shumë dashamirësve të fjalës së shkruar, përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe zyrtarëve të komunës së Tuzit, sonte në Tuz është hapur për herë të parë Panairi i Librit, i cili do të qëndrojë i hapur për vizitorët deri më 28 gusht 2020.

Panairi i Librit mbahet në kuadër të aktivitetit “Vera në Malësi”, nën kujdesin e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale të komunës së Tuzit

Në Panair marrin pjesë rreth 15 shtëpi botuese, me mbi 1500 tituj, nga vendi dhe rajoni.

Fjalën e rastit në emër të organizatorit e mbajti sekretarja e sekretariatit për vetëqeverisje lokale Marina Ujkaj, kurse Panairin e shpalli të hapur kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. / KultPlus.com

Të ngjajshme