Helena Kadare dekorohet me medalje presidenciale

8 Tetor, 2018 - 11:59 am

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar shkrimtaren e njohur Helena Kadare me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Thaçi ka thënë se në kujtimet dhe publicistiken e shkrimtares Helena Kadare, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës.

“E dekorova shkrimtaren e njohur Helena Kadare për kontributin e saj autentik në pasurimin e letërsisë shqipe. Tek Helena Kadare, në kujtimet dhe publicistiken e saj, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, shkrimtarja Helena Kadare e ka falënderuar presidentin Thaçi për dekoratën e ndarë dhe ka evokuar kujtime nga vizitat e saj të mëhershme.

“Sa herë që vij në Kosovë, vërej përparim dhe i gëzohem çdo të arriture të Kosovës”, ka thënë shkrimtarja Kadare.

Presidenti Thaçi ka theksuar se fryma oksidentale e familjes Kadare është një vlerë e veçantë e kulturës sonë.KultPlus.com

Të ngjajshme