Helena Kadare vjen në Prishtinë

6 Tetor, 2018 - 4:30 pm

Shkrimtarja Helena Kadare do të qëndrojë në Prishtinë për një vizitë dy ditore, më 7 dhe 8 tetor 2018.

Mbrëmjen e së dielës, më 7 tetor, Helena Kadare do të jetë mysafire e takimeve letrare “Letërsia dhe qyteti” në kafe-librarinë “Sonder” në Prishtinë, ku para një publiku, pjesë e të cilit mund të jetë secili që pi një kafe në barin “Sonder” (rr. “Ukë Bytyqi”, nr. 19, Bregu i diellit) shkrimtarja do të intervistohet nga gazetaret Alda Bardhyli dhe Beti Njuma.

Helena Kadare do të jetë po ashtu mysafire në emisionin CODEX të KTV-së me gazetarin Durim Abdullahu.

Ndërkaq, të hënën më 8 tetor, autorja e romanit “Një grua nga Tirana”, do të pritet nga Presidenti Hashim Thaçi në ora 10 dhe nga Kryeministri Ramush Haradinaj në ora 10:30. Në ora 13:00, Helena Kadare do të takojë studentët dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Filozofik.

Të gjitha këto takime të Helena Kadaresë në Prishtinë, do të jenë të hapura për media./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme