“Hiq dorë nga meraku, mendo për atë që shpiku mendimin”

19 Janar, 2020 - 11:27 pm

Shkrimtari persian Rumi, njihet për aforizmat e tij domethënës dhe shumë produktivë. KultPlus ju sjell disa prej tyre.

“Detyra jote nuk është të kërkosh për dashurinë, por thjesht të kërkosh dhe gjesh të gjithë pengesat brenda teje, që ti vetë ke ndërtuar kundër dashurisë”.

“Plaga është vendi ku drita hyn tek ti”

“Ajo që ti kërkon, është duke të kërkuar ty”

“Në çastin që dëgjova historinë time të parë të dashurisë

“Fillova të kërkoj për ty, pa e ditur

se sa i verbër isha.

Të dashurit nuk është se takohen më në fund, diku.

Ata janë brenda njëri-tjetrit, gjithë kohës”

“Mos mbaj zi. Gjithçka që humbet, rikthehet në një tjetër formë”.

“Dje isha i zgjuar, kështu që doja të ndryshoja botën. Sot jam i mençur, kështu që po ndryshoj veten time”

“Ti ke lindur me krahë, atëherë përse preferon të zvarritësh nëpër jetën tënde?”

“Harroje sigurinë.

Jeto atje ku ke frikë të jetosh.

Shkatërroje reputacionin tënd.

Bëhu i famshëm”.

“Mos u kënaq me histori, se si gjërat kanë shkuar për të tjerët. Shpalos legjendën tënde”

“Kur i bën gjërat nga shpirti, ndien një lumë që rrjedh brenda teje, një gëzim”

“Kur jam me ty, rrimë zgjuar gjithë natën.

Kur nuk je këtu, nuk bie dot në gjumë.

Falënderoj Zotin për këto dy pagjumësi!

Dhe dallimin mes tyre”

“Trokit, dhe Ai do të hapë derën

Zhduku, dhe ai do të të bëjë të shkëlqesh si dielli

Rrëzohu, dhe Ai do të të ngjisë në qiell

Bëhu asgjëja, dhe ai do të të shndërrojë në gjithçka”

“Ngri fjalët, jo zërin. Eshtë shiu që i rrit lulet, jo bubullima”

“Heshtja është gjuha e Zotit, gjithçka tjetër është përkthim i dobët”

“Injoroji ata që të bëjnë të ndihesh e trishtuar dhe e frikësuar, që të shpien pas, drejt sëmundjes dhe vdekjes”

“Në dritën tënde unë mësoj si të dashuroj. Në bukurinë tënde, si të bëj poezi. Ti vallëzon brenda kraharorit tim ku askush nuk të sheh, por ndonjëherë unë të shoh, dhe ajo pamje bëhet art”

“Atje ku ka rrënoja, ka shpresë për të gjetur një thesar”

“Çdo gjë në Univers është brenda teje. Kërko gjithçka nga vetja”

“Dua të këndoj si zogjtë e vjetër, pa e vrarë mendjen se kush dëgjon apo çfarë mendojnë”

“Fjalët janë pretekst. Eshtë lidhja e brendshme që e lidh një person me një tjetër, jo fjalët”

“Lamtumirat janë vetëm ata që dashurojnë me sy. Sepse ata që dashurojnë me zemër dhe shpirt, nuk ekziston një gjë e tillë si ndarja”

“Hiq dorë nga meraku, mendo për atë që shpiku mendimin!”

“Po ti? Kur do ta fillosh atë udhëtimin e gjatë brenda vetes tënde?” /KultPlus.com

Të ngjajshme