Historia i një fëmije, në shkollën më të lumtur në botë!

7 Qershor, 2019 - 10:00 pm

Kur flasim për edukimin bullgar, biseda zakonisht mbaron me psherëtimë dhe me të paktën një klishe të llojit “shpresojmë të largohemi nga këtu”. Edhe më i trishtuar, është fakti kur fëmijët flasin për shkollën, zakonisht flasin vetëm për “nxënës”.

Pak kohë më parë, familja e mikeshës sime shkoi për të jetuar në Prishtinë dhe regjistroi vajzën e tij në ShkollënFinlandezeatje. Ata nuk dinin se çfarë të prisin, përveç se sistemi arsimor finlandez është i njohur në mbarë botën si një sistem jashtëzakonisht i suksesshëm.

 “Ne filluam me entuziazëm dhe pritshmëri të mëdha, të cilat pothuajse gjithmonë janë një parakusht për zhgënjim – tregon nëna e fëmijës. – E vërteta është se muajt e parë, prindërit po e pyesnim veten nëse këta fëmijë po mësonin apo vetëm po luajnë.”

Pindërit prisnin që fëmija i tyre të kthehej me një çantë të rënd në shpinë, por kjo gjë nuk ndodhi. Nxënësit nuk kishin shumë detyra shtëpie, gjë që nuk ju shkaktonte presion. Prindërit shqetësoheshin se diçka nuk është në rregull me fëmijën e tyre ose me shkollën. Ata dinin se fëmijët po mësonin art dhe punime të dorës,bënin një gjumë pas dreke nëse ndjeheshin të lodhur, bënin shumë aktivitete me pajisjet e ndryshme në oborr dhe vetëm 2 orë mësonin gjuhë angleze dhe matematikë.

“Vajza ime po shkonte dhe po kthehej nga shkolla me një buzëqeshje nga veshi në vesh, fytyra e saj po shëndriste, dhe trupi i saj kishte forma prej një atleteje. Natyrisht, për mua si një nënë bullgare më dukej se ata po kalonin shumë pak kohë duke mësuar matematikën dhe gjuhën angleze,”thotë nëna e fëmijut.

Prindërit e vajzës shkuan në shkollë për të biseduar lidhur me këtë çështje. Ata u takuan atje, me një zonjë të ëmbël dhe mbresëlënëse. Ajo u tregoi prindërve disa nga gjërat që fëmijët i kanë bërë në shkollë, muajt e fundit. Ata mbetën të habitur nga ajo që ishte bërë!

Mësuesja e vajzës shpjegoi se klasat 0 deri në 2 janë baza e njohurive dhe shkathtësive dhe për këtë arsye më shumë rëndësi i ipet cilësisë se sa sasisë.

Kur prindërit e pyesin vajzën nëse dëshiron të kthehet në shkollën bullgare, ajo përgjigjet se do të kthehet, por jo pa klasën e saj dhe Mësuesen Maria, ashtu siç e quajnë atë në ShkollënFinlandeze.

“Unë duhet të them se në Bullgari vajza ka qenë në një shkollë të mrekullueshme dhe akoma më pëlqen ta them këtë”, thotë nëna. Shkolla ishte inovative sepse kishte shumë filozofi të sistemit finlandez, por disaavantazhi ishte se fëmijët rrinin shumë kohë brenda shkollës, kurse në Shkollën Finlandeze mësimet mbahen edhe në natyrë, nëse koha ua lejon, duke mësuar në oborr, park ose në ndonjë livadh. Në oborrin e shkollës, çdo klasë ka një parcelë toke, ku mund të mbjellin fruta të ndryshëm dhe kultura të tjera, duke u kujdesur për to rregullisht.

Edhe këtu në Bullgari, të gjithë po pyesin pse nuk ka ShkollëFinlandeze. Shpresojmë që edhe në vendin tonë të hapet një shkollë e tillë, është mirë “ta adoptojmë” gjithë këtë sistem arsimor, për sa kohë që kjo po ndodhë edhe në vendet tjera,për shembull në Kosovë.” – u shpreh nëna e vajzës.

Marrë nga: https://www.mila.bg/article/7482375

Të ngjajshme