“I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë”

1 Tetor, 2019 - 10:00 am

Filozofi antik Sokrati ka lënë pas vetes një trashëgimi të bujshme në mendimin shoqëror dhe filozofik. Këtu kemi zgjedhur disa nga thëniet e tij më të njohura, shkruan KultPlus.com

“Vdekja mund të jetë më e madhja ndër bekimet njerëzore.”

“Jeta e pakontrolluar nuk i’a vlenë të jetohet.”

“Kur njëherë të bëhet e barabartë me burrin, gruaja bëhet superiore ndaj tij.”

“Lëreni atë që dëshiron ta lëvizë botën, ta lëvizë njëherë veten e tij.”

“I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.”

“Ndonjëherë ju vendosni mure jo për ti mbajtur të tjerët jasht, por për të parë se kush është në gjendje t’i thyej ato për ty.”

“Lakmia është ulçera e shpirtit.”

“Prej dëshirave më të thella shumë herë vjen urrejtja më e tmerrshme.”

“Virtyti nuk vjen nga pasuria, por… pasuria dhe çdo gjë tjetër e mirë që njeriu e ka, vjen nga virtyti.”

“Ata që është e vështirë të dashurohen, kanë nevojë më së shumti për të.”

“Mençuria fillon nga habia.”

“Është shumë më mirë ta ndryshosh një mendim se sa të insistosh në të gabuarin.”

“Mençuri është ta dish që s’di asgjë.”

“Nuk mund të kualifikohet për të qenë burrshtetas ai që është plotësisht injorant në rreth problemit të grurit.”

“Individët inteligjentë mësojnë nga çdo gjë dhe nga çdo kush; njerëzit mesatarë mësojnë nga përvoja. Budallenjtë veçse i kanë të gjitha përgjigjet.”

– Socrates / KultPlus.com

Të ngjajshme