Instituti Albanologjik pranoi donacion revistash amerikane

22 Dhjetor, 2020 - 9:55 am

Biblioteka e Institutit Albanologjik në Prishtinë u pasurua me 108 vëllime të revistave shkencore amerikane, shkruan KultPlus.

Profesori JamesDeutsch ngaSmithsonian Center for Folklife and Cultural Heritage në Washington DC ka dhënë donacion për këtë institucion revistat që janë botuar nga viti 2013 e deri te 2019.

68 vëllime janë të revistës “American Quartely” i cili ka për qëllim promovimin dhe inkurajimin e studimeve të kulturës amerikane – për të kaluarën dhe të tashmen.

24 vëllime janë të revistës Publications of the Modern Language Association of America e cila botohet rreth gjuhësisë moderne dhe letërsisë. Ndërkaq 16 vëllime janë të revistës “Poetry”, në të cilën publikohen poezi të autorëve të ndryshëm botëror të përkthyer në gjuhën angleze.

James Deutch është anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Baladës, i cili ishte në Prishtinë me rastin e pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare që e organizoi Institutit Albanologjik në bashkëpunim me Komission für Volksdichtung, në gusht të vitit 2015.  / KultPlus.com

Të ngjajshme