“Inteligjenca është grua, fantazia është mësuesja e saj, kujtesa është shërbyesja”

7 Maj, 2018 - 5:00 pm

Viktor Hugo ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.

Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i “Odet” të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar.

1. Pothuajse të gjitha dëshirat tona kur analizohen mirë, përmbajnë diçka tejet të turpshme.

2. Lutja është një pohim madhështor i padijes.

3. Lëvduar qoftë Perëndia që ia dha secilit lodrën e tij: kukullën fëmijës, fëmijën gruas, gruan burrit, dhe burrin qoftëlargun!

4. Dikush nganjëherë thotë: ‘Ai vrau veten se i ishte mërzitur jeta.’ Në fakt duhet të thotë: ‘Ai vrau veten se ishte mërzitur nga mungesa e jetës’.

5. Inteligjenca është grua, fantazia është mësuesja e saj, kujtesa është shërbyesja.

6. Kureshtja është një nga format e zotësisë femërore.

7. Të mosbërit asgjë është lumturi për fëmijët dhe mjerim për pleqtë./ KultPlus.com

Të ngjajshme