Ismail Kadaresë i dhurohet çmimi “Pak Kyong” në Seul të Koresë së Jugut

26 Tetor, 2019 - 10:29 am

Shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare ka fituar çmimin e njohur koreano-jugor të letërsisë “Pak Kyong” si mirënjohje për artin e vlera sociale.

“Kadare 83-vjeç, ka qenë një nga autorët më me ndikim në Evropë që nga debutimi I tij i parë në vitet ’60. Në vitin 2005 ai u bë shkrimtari i parë që mori çmimin “Man booker international” për punën e tij dhe ai wshtw kandiduar shpesh edhe për çmimin “Nobel” për letërsi, shkruan gazeta “Korean Herald”.

Ai njihet për përdorimin e miteve dhe fabulave për të satirizuar regjimin komunist. “Nuk jam i vetmi që përdor imagjinatën për të shkruar. Satira praktikohet në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera komuniste”, tha ai duke iu referuar këtij zhanri si “një fantazi e përpunuar e historisë”.

Vlera e këtij çmimi është 100 milionë won (84 173 dollarë)

Sot wshtw mbajtur ceremonia e ndarjes së këtij çmimi ndërkombëtar për Ismail Kadarenë në Seul të Koresë Jugore. /KultPlus.com

Të ngjajshme