J.K. Rowling vjen me një roman për fëmijë

13 Prill, 2021 - 8:32 pm

Autorja britanike J.K. Rowling po sjellë një libër të ri këtë vjeshtë, një histori për fëmijë ku të gjitha personazhet do të jenë të reja.

Scholastic njoftoi të martën se “The Christmas Pig” (Derrkuci i Krishtlindjeve), historia e një djali me emrin Jack dhe një lodre të dashur (Dur Pig) e cila zhduket, do të dalë në mbarë botën më 12 tetor.

Rowling është e njohur më së shumti për serinë e saj fantastike “Harry Potter”, por gjithashtu ka botuar romane detektivë me pseudonimin J.K. Galbraith dhe vepra të tilla për fëmijë si “The Ickabog”.

Libri i saj i ri do të ilustrohet nga Jim Field. / KultPlus.com

Të ngjajshme