‘Ja pse nuk lind më një Udhëheqës, Strateg e Mbret i tillë si Gjergj Kastrioti’

10 Shtator, 2021 - 11:30 am

Shkruan Gjon Keka

Gjergj Kastrioti nuk vraponte pas posteve e titujve, por i dhanë të tjerët poste e tituj sipas meritës, pa ia kërkuar ato,

Ai e donte lirinë, përparimin dhe fuqizimin e Atdheut dhe Shtetit të tij ,

Ai nuk vraponte pas pasurisë vetjake ,por donte ta bënte Atdheun e tij të pasur, të zhvilluar e të fuqishëm,

Ai vdiq si një Mbret i varfër,sepse tërë pasurinë e tij e kishte vënë në shërbim të atdheut respektivisht Arbërisë së tij.Ndërsa Mbretërit e Princat tjerë europian lanë pas pasuri ,ari e pallate të tyre,Gjergj Kastrioti nuk la pasuri,sepse e kishte vënë në shërbim të atdheut, prandaj ai la një shembull të pavdekshëm në historinë e qeverisjes dhe udhëheqjes së Shteteve apo Mbretërive ,

Ai luftoi për liri ,për pavarësi ,për rikthimin e dinjitetit dhe bashkimit arbëror,

Ai ishte „njeri i virtytit“ sikur që thoshte edhe vetë dhe „jo i fatit“,

Ai sakrifikojë gjithçka për të mirën e përgjithshme të Atdheut,

Ai jetoi si një i shenjtë, dhe u bë Busulla e orientimit dhe Tempulli i bashkimit të kombi i tij,

Ai ishte komandant i papërsëritshëm,sepse edhe në Ushtrinë e tij dhe në Shtetin e tij kishte disciplin,moral dhe pastërti patriotike,

Ai e vendosi jetën e tij dhe të familjes së tij në rrezik,vetëm e vetëm që Atdheu i tij ta shohë dritën e lirisë, pavarësisë dhe përparimit,

Ai e donte Shtetin(Mbretërinë) e tij ,qytetarët e tij pa dallim i pasur apo i varfër, i vogël apo i madhë ,dhe pa dallim pozitave në shoqëri, sepse ai Atdheun e konsideronte si një Trup i përbashkët,

Ai u bë i dashur për qytetarët e tij ,sepse ia ktheu gëzimin e lirisë, pavarësisë dhe sa ishte gjallë e mbajti të bashkuar dhe e ruajti Arbërinë në themelet e saj dhe të paraardhësve ,

Ai hyri përjetësisht në zemrat e arbërorëve dhe nuk doli më kurrë ,por vetëm sa u bë edhe më i gjallë deri në ditët tona./KultPlus.com

Të ngjajshme