займ на карту онлайн потребительский кредит

Jahjaga, e shokuar me abuzimin e dyfishtë seksual të vajzës nga Drenasi

6 Shkurt, 2019 - 7:10 pm

Atifete Jahjaga

Jam e shokuar dhe thellësisht e irrituar me lajmet mbi abuzimin e dyfishtë seksual të vajzës nga Drenasi.
Pas abuzimit të saj në shkollë, e cila do të duhej të ishte shtëpi e dytë për fëmijët tanë, ajo iu drejtua për ndihmë një polici i cili do të duhej ta mbronte atë. Por, shkolla u shndërrua në ferr, ndërsa polici u bë abuzues. E gjithë kjo ndodhi sepse dy individë shpërfaqen të keqen e tyre duke ushtruar-madje vazhdimisht- dhunë të egër, mizore e barbare mbi një të mitur.


Individët e përfshirë në këtë rast nuk e kanë vendin as në shkollë e as në polici. Shkollat tona nuk janë vende krimi e policët tanë nuk janë kriminelë!
Individët që dhunojnë fizikisht e psiçikisht vajzat e djemtë tanë duke kryer vepra të tilla çnjerëzore e kanë vendin prapa grilave. 
U bëjë thirrje institucioneve të drejtësisë që, sa më parë, ta ndriçojnë këtë rast në mënyrë që kryesit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar! / KultPlus.com

Të ngjajshme