James Dean “aktron” sërish, 64 vjet pas vdekjes

6 Nëntor, 2019 - 11:55 pm

Më shumë se 60 vjet pas vdekjes, James Dean do të rishfaqet në një film falë efekteve speciale, që do të rikrijojnë imazhet e aktorit amerikan, njoftoi kompania filmike Magic City Films.

Në këtë film artistik me metrazh të gjatë, “Në kërkim të Xhekut”, që do të nisë xhirimet së shpejti, varianti i rikrijuar i James Dean, i cili vdiq në vitin 1955, do të luajë rolin e Rogan, një rol dytësor, saktësoi revista “The Hollywood Reporter”.

Sipas kësaj reviste, në film do të përdoret teknologjia “full body” (trup i plotë), që mundëson rikrijimin e imazhit të plotë të një personi, duke u bazuar në foto e video të arkivuara, pa ia mbivendosur imazhit të një individi tjetër. / KultPlus.com

Të ngjajshme