Kërkohen autorë e eseistë shqiptarë për projektin ‘Reading Balkans 2018’

9 Tetor, 2017 - 4:42 pm

Asociacioni kulturor KROKODIL nga Beogradi fton edhe artistët shqiptarë dhe ata kosovarë për aplikim në rezidencat letrare të cilat do të zhvillohen në disa qytete të rajonit dhe Ballkanit.

Programi letrar “Reading Balkans 2018” fton shkrimtarët, eseistët, dramaturgët nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bullgaria, Romania, Serbia, Bosnja e Maqedonia të aplikojnë për rezidencë që nënkupton qëndrim 4 javor në rezidencën specifike, me të gjitha shpenzimet e mbuluara.

Rezidencat do të mbahen në Slloveni, Serbi, Maqedoni, Kroaci, Tiranë, Prishtinë dhe në Sarajevë.
Shkrimtarët që duan të jenë pjesë e rezidencave, kuptohet vetëm njërës prej tyre, duhet të aplikojnë deri me 15 tetor në linkun poshtë, shkruan KultPlus.

Qëndrimi 4 javor nënkupton angazhim në jetën kulturore të qytetit ku realizohet rezidenca, dhe një pushim nga angazhimet në vendin prej nga vjen autori për tu inspiruar më pas nga një qytet tjetër.

21 autorë nga Ballkani do të jenë fitues, dhe gjithsej 21 rezidenca do të realizohen në të gjitha qytetet e lartpërmendura, nga tre autorë për secilin qytet. / KultPlus.com

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSc8jzVqJAhdKaIiM3ovAlVmCLL-LjNucBVkp7NTnzbV1i5Kjw/viewform

Të ngjajshme