Koleksion librash në ankand, i përkisnin bateristit të Rolling Stones

12 Korrik, 2023 - 7:10 pm

Ai ishte i njohur si bateristi i Rolling Stones, por larg skenës Charlie Watts ishte një koleksionist i zjarrtë i letërsisë moderne.

Biblioteka e tij përmbante dhjetëra botime të para të rralla, duke përfshirë botimet e para të nënshkruara të The Great Gatsby të F Scott Fitzgerald dhe The Hound Of The Baskervilles të Arthur Conan Doyle. Tani, dy vjet pas vdekjes së tij, disa nga ato gurë të çmuar do të dalin në ankand. Koleksioni i relikeve të xhazit të bateristit po shitet gjithashtu. Christie’s, i cili është mikpritës i ankandit, do të shfaqë pikat kryesore në Nju Jork, Los Anxhelos dhe Londër përpara shitjes në 28-29 shtator.

Kopja e nënshkruar e Gatsby kryeson ankandin, me një çmim të vlerësuar prej 200,000-300,000 £.

Fitzgerald ia kushtoi librin skenaristit Harold Goldman. Mbishkrimi thotë: “Për Harold Goldman, ‘Gatsby’ origjinal i kësaj historie, me falënderime që më lejove të zbuloj këto sekrete të së kaluarës së tij”.

Pikat e tjera kryesore përfshijnë botimet e rralla dhe të para të librave nga Agatha Christie, dhe James Joyce.

“Ai gëzoi shumë duke i zotëruar këto gjëra”, thotë Paul Sexton, i cili shkroi biografinë e autorizuar të Watts, Charlie’s Good Tonight. “Ai e vlerësonte kohën e tij në shtëpi dhe lexonte rrugës, kështu që letërsia ishte një pjesë shumë e rëndësishme e përbërjes së tij.”

Ai shtoi: “Unë nuk mendoj se ai i fitoi ato sepse e dinte se do të bëheshin të vlefshme, ai thjesht mori një kënaqësi të madhe duke zotëruar këto vepra të mëdha dhe duke gjurmuar, me ndihmën e ekspertëve, botimet e para origjinale.”

Librat nuk ishin pasioni i vetëm i yllit. Ai gjithashtu mblodhi kujtime nga Lufta Civile Amerikane, sende argjendi antike, makina të vjetra, komplete daulle dhe madje edhe një gardërobë me kostume Savile Row të Edward VIII.

Por obsesioni më i madh i jetës së tij ishte xhazi. Duke u rritur në Wembley, ai dhe shoku i tij i përjetshëm Dave Green kursyen të gjitha paratë e tyre për të blerë disqe nga Jelly Roll Morton, Johnny Dodds, Charlie Parker ETJ.

Por, ndërsa Watts ishte një koleksionist i zjarrtë i relikeve muzikore, ai kurrë nuk mund tw mësohej me idenw qw njerëzit  blinin artefakte të Rolling Stones./ KultPlus.com

Të ngjajshme