Konferencë shkencore ndërkombëtare kushtuar Françesk Anton Santorit

17 Shtator, 2019 - 12:40 pm

Universiteti i Kozencës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe me pjesëmarrjen e studiuesve nga më shumë se 15 universitete nga Italia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Greqia, organizuan konferencën shkencore ndërkombëtare me titullin  “Françesk A. Santori: vepra dhe koha e tij”, në nderim të 200-vjetorit të Françesk Anton Santorit.

Sot është dita e tretë dhe e fundit e kësaj konference. Dy ditët e para të saj u zhvilluan në Cerzeto, ku Santori shërbeu si meshtar; si dhe në Santa Caterina Albanese, vendi i lindjes së tij.

Konferenca u shoqërua me veprimtari të shumta artistike, me pjesëmarrjen e grupeve artistike të komunave arbëreshe.

Në seancën e parë akad. Floresha Dado paraqiti kumtesën “Poezi apo rrëfenjëza të vargëzuara: vëllimi “Satirat” i Santorit. Ndërsa akad. asoc. Shaban Sinani kumtoi për temën “Due monografie in versione manoscritta su Francesco Antonio Santori nell archivio dell’Istituto di Studi Linguistici e Letterari di Tirana”.

Konferenca u përgatit me kujdes e përgjegjësi shkencore nga akademikët Francesco Altimari e Matteo Mandalà. /atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme