Kristoforidhi, kontribuesi i madh për gjuhën letrare shqipe

22 Maj, 2025 - 3:12 pm

Më 22 maj 1827, lindi gjuhëtari Kostandin Kristoforidhi.

Veprimtaria e tij e ngjeshur në rrafshin e gjuhësisë dha kontribut të dallueshëm në zhvillimin e kulturës dhe të arsimit në Shqipëri. Në këtë optikë që i jepte përparësi rolit të gjuhës amtare në zgjimin kombëtar, Kristoforidhi u angazhua gjithashtu edhe në radhët e lëvizjes kulturore, politike dhe shoqërore të Rilindjes.

I qëndroi fund e krye bindjes së tij lidhur me rëndësinë e kultivimit të gjuhës shqipe dhe përparimit të arsimit në drejtim të shtetformimit.

Kryevepra e gjuhëtarit Kristoforidhi është “Fjalori i Gjuhës Shqipe”, një gurrë e njëmendtë e shqipes me rreth njëzetmijë fjalë dhe kuptime fjalësh. Qe autor i prozës “Gjahu i malësorëve”, dorëshkrimi i së cilës gjendet në Arkivin Qendror i Shtetit dhe i është nënshtruar restaurimit.

Me përkthimet e tij ka dhënë ndihmesë vendimtare për themelimin e një gjuhe letrare shqipe, veçanërisht me përkthimin e Dhiatës së Re. Vdiq më 7 mars 1895./ KultPlus.com

Të ngjajshme