Kumbaro: KultPlus, promotor i rëndësishëm i kulturës, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare

6 Dhjetor, 2018 - 6:40 pm

Themeluesja dhe kryeredaktorja e gazetës online për art dhe kulturë KultPlus, Ardianë Pajaziti, së bashku me stafin e saj, është pritur në një takim zyrtar nga ministrja e Ministrisë për Kulturë në Shqipëri, Mirela Kumbaro Furxhi.

Në këtë takim të dy palët shkëmbyen përvojat e tyre dhe theksuan rolin e medias në Kosovë dhe Shqipëri, por me theks të veçantë aty u fol për gazetën e parë shqiptare KultPlus, e cila tërësisht i dedikohet ngjarjeve nga arti dhe kultura.

Ministrja Kumbaro e vlerësoi lart gazetën KultPlus, duke e konsideruar si promotor të rëndësishëm të kulturës, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare.

“Kult Plus, pasqyron shumë çka që ndodhë nga jetë kulturore në Shqipëri, pra ju si redaksi e kulturës i bëni një shërbim dhe pasyqrim jetës kulturore të Shqipërisë, dhe pak medie e bëjnë punën si ju, ose më mirë të them, askush. Që në këtë kontekst unë jam shumë e bindur që bashkëpunimi jonë është me vlerë dhe KultPlusi e meriton mbështetjen tonë”, është shprehur ministrja Kumbaro para themelueses së KultPlus, Ardianë Pajazitit.

Kurse themeluesja dhe kryeredaktorja e KultPlus, Ardianë Pajaziti u shpreh të jetë falënderuese për vlerësimin e ministres Kumbaro.

“Që nga fillimi i themelimit të KultPlus, redaksia jonë ka pasë një bashkëpunim të thellë me Ministrinë e Kulturës në Shqipëri. Ky institucion ka qenë pika referuese për mbulimin e zhvillimeve kulturore në Shqipëri, që janë edhe prioritet për redaksinë e KultPlus, sikurse edhe zhvillimet kulturore në nivel mbarëkombëtar”, ka thënë Pajaziti, e cila ka vlerësuar gatishmërinë e ministres Kumbaro për bashkëpunimin e mëtutjeshëm.

Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe gazeta KultPlus kanë bashkëpunuar qysh në fillimet e punës së kësaj gazete në të mirë të artit dhe kulturës së Shqipërisë dhe puna e KultPlus është vlerësuar gjithmonë nga kjo ministri e cila është shprehur e gatshme për bashkëpunim./KultPlus.com

Të ngjajshme