“Kuptimi i jetës është thjesht të jesh gjallë…”

1 Maj, 2018 - 5:00 pm

Alan Watts është një nga filozofët e historisë moderne më me ndikim, i njohur më së shumti për përshtatjen e filozofisë lindore për një audiencë perëndimore. Ai foli shumë rreth Budizmit, ndërgjegjshmërinë dhe për mënyrën e të jetuarit një jetë të përmbushur, përcjell KultPlus.

Përse vuan njeriu

“Njeriu vuan vetëm, sepse e merr seriozisht atë që Perëndia e krijoi për kënaqësi.”

Mbi të tashmen

“Unë kam kuptuar se e shkuara dhe e ardhmja janë iluzione të vërteta, se ato ekzistojnë në të tashmen, e cila është ajo çfarë ndodhet aty dhe gjithçka ndodhet aty.”

“Arti i të jetuarit… nuk është as kalimi i pakujdesshëm nga njëra anë dhe as ngjitja e frikshme nga ana tjetër. Ai konsiston në të qenët i ndjeshëm ndaj çdo momenti, duke e konsideruar atë si krejtësisht të ri dhe antik gjithashtu, me një mendje të hapur tërësisht.“

Kuptimi i jetës

“Kuptimi i jetës është thjesht të jesh gjallë. Është aq e qartë, aq e dukshme dhe aq e thjeshtë. Dhe prapë, të gjithë nxitojnë rreth saj me një panik të madh sikur ta kishin të domosdoshme që të arrijnë diçka përtej vetvetes.”

Mbi mendjen

“Uji i turbullt pastrohet më së miri duke u lënë në qetësinë e tij.”

Mbi besimin

“Të kesh besim është të kesh mirëbesim tek vetja në ujë. Kur noton, ti nuk mbahesh pas ujit, sepse, nëse e bën, do të zhytesh dhe do të mbytesh.”

Këshilla potenciale mbi çdo krijimtari

“Këshillë? Nuk kam këshillë. Ndalo së dëshiruari dhe fillo të shkruash. Nëse po shkruan, je një shkrimtar. Shkruaj sikur të ishe i dënuar me burgim të përjetshëm dhe Presidenti ka ikur dhe nuk ka shanse për falje. Shkruaj sikur të ishe duke ngjitur majën e një shkëmbi, në frymën e fundit dhe ke vetëm një gjë të fundit për të thënë, sikur të ishe një zog që fluturon sipër nesh dhe mund të shohësh gjithçka, dhe të lutem, për hir të Zotit, na trego diçka që do të na shpëtojë nga vetja jonë.

Mbi ndryshimin
“E vetmja mënyrë për të nxjerrë kuptimin nga ndryshimi është të zhytesh në të, të lëvizësh me të dhe t’i bashkohesh kërcimit.”

“Sa më shumë që një gjë tenton të jetë e përhershme, aq më shumë priret të jetë e pajetë.”

Mbi vdekjen

“Përpiqu të imagjinosh si do të ishte të biesh në gjumë dhe të mos zgjohesh më kurrë… tani përpiqu të imagjinosh se si është të zgjohesh kur nuk ke fjetur kurrë.”

Mbi dashurinë

“Kurrë mos pretendo për një dashuri të cilën nuk e ndien, sepse dashuria nuk është nën komandën tonë.”

Mbi muzikën

“Jeta është si muzika për hir të saj. Ne po jetojmë në një të tanishme të përjetshme dhe kur dëgjojmë muzikë ne nuk po dëgjojmë të shkuarën, ne nuk po dëgjojmë të ardhmen, ne po dëgjojmë një të tashme të zgjeruar.”

Mbi atë që jeni në të vërtetë

“Çdo individ inteligjent dëshiron të dijë se çfarë e bën atë njeri të duhur dhe prapë është njëherësh i magjepsur dhe i irrituar nga fakti se vetja është gjëja më e vështirë se çdo gjë tjetër për t’u njohur.”

“Dhe të gjithë njerëzit katranosen, sepse ata duan që bota të kishte kuptim sikur ajo të ishte fjalë… Sikur ti të kishe një kuptim, sikur ti të ishe një fjalë e thjeshtë, sikur ti të ishe një fjalë që mund të gjendet në fjalor. Ti je kuptim.”

“Ajo çfarë po them është se ti nuk ke nevojë të bësh asgjë, sepse nëse e sheh veten në mënyrën e duhur, je një fenomen po aq i jashtëzakonshëm i natyrës siç janë pemët, retë, nuancat në ujin e rrjedhshëm, flakërimi i zjarrit, renditja e yjeve dhe forma e një galaksie. Ti je pikërisht ashtu dhe nuk ka asgjë që nuk shkon me ty.” / Konica.al./KultPlus.com

Të ngjajshme