“Kur budallallëku është në modë, s’ka urtësi që mund t’i dalë përpara”

2 Janar, 2020 - 8:25 pm

Theodor Fontane ishte romancier dhe poet i njohur gjerman, i cili u vlerësua si një nga autorët më të mëdhenj realist të shekullit 19.

Ai shkroi romane e poezi gjatë karrierës, por ishte edhe një gazetar i afirmuar.
Romanet e tij njihen për pikëpamjet e tyre komplekse e shpesh skeptike për fatin e shoqërisë nën perandorinë gjermane.

Më poshtë po i sjellim disa nga thëniet e njohura të tij:

“Kur budallallëku është në modë, s’ka urtësi që mund t’i dalë përpara.”

“Vdekja na shoqëron në të gjithë hapat që hedhim dhe na jep mundësinë që t’i përdorim më së miri ato çaste në të cilat jeta na buzëqesh, me qëllim që ta ndjejmë ëmbëlsinë e ekzistencës. Sa më i sigurtë të jetë fundi, aq më tundues është çasti.”

“Edhe librat kanë sedrën e tyre. nëse i jep hua, nuk pranojnë të rikthehen tek ti“.

“Ka gjela që besojnë se dielli lind për shkak të tyre.”

“Magjia gjendet vetëm në detajet.” /KultPlus.com

Të ngjajshme