Kur Dritëro Agolli frymëzohej nga kërcimi i valltares turke për të shkruar poezinë ‘Trëndafilat e turkeshës’ (FOTO)

28 Tetor, 2017 - 7:10 pm

Përjetimet e momentit mund të jenë frymëzuese për të sjellë një poezi të mrekullueshme. Një moment i tillë si duket i ka ndodhur edhe Dritëro Agollit i cili për poezinë “Trëndafilat e turkeshës” qenka frymëzuar nga kërcimi i turkeshave.

E bija e tij Elona ka bërë publike një foto, ku ai shfaqet në një bar i rrethuar nga miq, teksa shohin një kërcimtare turke të vallëzojë para tyre.

Më poshtë po botojmë poezinë që Agolli i ka kushtuar kësaj mbrëmjeje:

“Trëndafilat e turkeshës”

Në “Xhenet Bahçe ” turkeshat
Hidhen turçe hula-hup,
I fryn trompës dhe gërnetës
Turku Abdullah Jakup.

I bie frëngçe tamburasë turkja
Selime Hashef ,
Po turkeshat turçe hidhen,
Tundin siskat me sedef.

(Dy strofa nga “Trëndafilat e turkeshës”, poezi nga Dritëro Agolli). / KultPlus.com

Të ngjajshme