Kur ti bëhesh grua mos ec kokëulur, falju njerëzve dashni por jo dinjitetin

7 Mars, 2021 - 8:53 pm

Nga: Besa Kilaj

Bija ime,

Kur ti të bëhesh grua, mos lejo të jetosh veç si një hije por bëj që hija jote të ndihet pas edhe aty ku nuk je prezente.

Kur ti të bëhesh grua, mos ec kokëulur por bëj që hapat tu t’i ndjekin të tjerët.

Kur ti të bëhesh grua, falju njerëzve dashni por mos iu fal dinjitetin.

Kur ti të bëhesh grua, mos kërko të jesh burrërore por jepju shembuj të tjerëve se të jesh e fortë e të punosh është virtyt njerëzor e jo burrëror.

Kur ti të bëhesh grua, mos ke frikë nga humbjet por ktheji ato në forcë për të ardhmen tënde .

Kur ti të bëhesh grua, mos u zhgënje nga dështimet por ktheji ato në fitore me punë e me krenari.

Kur ti të bëhesh grua, mos hesht por bëhu zë i forcës dhe shpresës për veten dhe të gjitha gratë.

Kur ti të bëhesh grua, “8 Mars” bëje çdo ditë për veten dhe të gjitha gratë.

Kur ti të bëhesh grua, mos harro që je njeri e jo pronë për padrejtësi. / KultPlus.com

Të ngjajshme