‘Kush nuk ndau luftën me shokët, ai me armikun do të ndajë disfatën’

3 Maj, 2021 - 5:54 pm

Ai që rri në shtëpi, kur fillon lufta….

Nga Bertolt Brecht

Ai që rri në shtëpi, kur fillon lufta

dhe i lë të tjerët që të luftojnë për çështjen e tij,

ai le të ketë mendjen: sepse

kush nuk ndau luftën me shokët,

ai me armikun do të ndajë disfatën.

As ai që luftën do ta mënjanoj,

s’e mënjanon dot kurrë: sepse

për çështjen e armikut do të luftojë

ai që s’luftoi për çështjen e vet./ KultPlus.com

Bertolt Brecht in 1937. (Fred Stein/picture-alliance/dpa/Associated Press)

Të ngjajshme