Laert Vasili: Shekspiri në kohën e murtajës shkroi ‘Mbretin Lir’

18 Mars, 2020 - 11:30 am

Aktori Laert Vasili i është bashkuar iniciativës së artistëve brenda edhe jashtë vendit, ku përmes një videomesazhi nga shtëpia u bën apel shqiptarëve që këto ditë të kenë më shumë kujdes për vetën dhe të tjerët.

Por, një kujdes të veçantë e kërkon për të moshuarit, për gjyshërit me përrallat e të cilëve u rritëm.

Krejt në fund të videos ai ju këshillon që të lexoni sa më shumë gjatë kësaj kohe e duke ju kujtuar që në kohë të tilla janë nxjerr edhe vepra të mëdha. Për këtë mori shembull Shekspirin i cili në kohën e murtajës shkroi veprën “Mbreti Lir”. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme