Letërsia shqipe në Bibliotekën Universitare në Paris

29 Shtator, 2018 - 6:20 pm

Shkrimtarja shqiptaro-zvicerane Besa Myftiu dhe shkrimtari shqiptar Ylljet Aliçka do të jenë pjesë e takimeve letrare që Biblioteka Universitare e Gjuhëve dhe Civilizimeve “Boulac”, në Paris do të organizojë këtë fillim tetori, dedikuar posaçërisht letërsisë shqipe, shkruan KultPlus.

Takimi i parë do të organizohet më 6 tetor 2018, me temë qendrore “Letërsia shqipe nga një gjuhë në tjetrën”, dhe gjatë tij do të trajtohen çështje të tilla, si: Cila është natyra e shkëmbimeve mes autorit dhe përkthyesit? Cilat janë vështirësitë dhe pengesat e përhapjes dhe eksportimit të letërsisë jashtë kufijve të Shqipërisë?

Takimi i dytë do të organizohet më 9 tetor 2018, me temë “Brenda dhe jashtë”, dhe gjatë tij do të trajtohen çështje, si: Shkrimtarë nga Shqipëria dhe diaspora; Hijet e komunizmit në letërsinë shqipe etj./KultPlus.com

Të ngjajshme