Lexim e diskutim me shkrimtarin gjerman Peter Wawerzinek

24 Shtator, 2017 - 10:09 am

Të martën (26 shtator), nga ora 20:00, në galerinë Monet në Prishtinë, shkrimtari i mirënjohur gjerman Peter Wawerzinek do të lexoj dhe diskutoj për krijimtarinë e tij të pasur letrare. Peter është autor i programit, shkrimtari rezidencës së Qendrës Multimedia “Prishtina nuk ka lum”, përcjell KultPlus.

Peter Wawerzinek është djali i një familjeje nga Gjermania lindore. Menjëherë pas lindjes se tij, prindërit e tij e braktisën atë dhe ikën në Gjermaninë perëndimore. Wawerzinek kaloi 10 vite të jetës së tij në jetimore, deri sa u adoptua nga një çift mësuesish. Pas përfundimit të shkollës, Wawerzinek filloi të marrë zanat si grafist i tekstilit në Plauen, kurse në vitin 1978 u shpërngul në Berlinin Lindor, ku filloj studimet në Shkollën e Lartë të Artit, të cilën e ndërpreu pas dy vitesh. Më pas punoi në profesione të ndryshme, ndër tjerash edhe si postier dhe kamerier në Mitropa.

Në të njëjtën kohë ai u bë i njohur në skenën letrare të viteve të 80‘ta të lagjes Prenzlauer Berg të Berlinit lindor, si artist performues dhe poet improvizues, me emrin “ScHappy”. Wawerzinek publikoi tekste të çuditshme, eksperimentale në një prozë që të lë pa frymë. Veprat e tij janë autobiografike. Ai gjithashtu shkruan këngë dhe tekste gazetareske, radiodrama dhe bënë filma të shkurtër. Peter Wawerzinek është anëtar i Qendrës PEN të Republikës Gjermane që nga viti 1998.

Ky aktivitet mundësohet nga Goethe Institut dhe Qendra Multimedia./ KultPlus.com

Të ngjajshme