Libër i Berishës për kulturën e rezistencës 1988

3 Nëntor, 2021 - 9:30 am

Në librin e Ibrahim Berishës: “Kultura e rezistencës: Shkrimtarët 1988”, që doli nga shtypi këto ditë, vihet fokusi në konceptet kulturore, intelektuale, diskursive,  normative e politike, të shtatëmbëdhjetë shkrimtarëve, kohë e rezistencës kundër dhunës  serbe ndaj konstitucionit të Kosovës: Ibrahim Rugova, Din Mehmeti, Agim Vinca, Behram Hoti, Rexhep Zogaj, Milazim Krasniqi, Ajri Begu, Ibrahim Berisha, Mehmet Kajtazi, Rrustem Berisha, Beqir Musliu, Rexhep Ismajli, Azem Shkreli, Basri Çapriqi, Zejnullah Rrahmani, Rushit Ramabaja, Haxhi Vokshi, Ali Podrimja, Jusuf Buxhovi, Qerim Ujkani, Vehap Shita,

Botuar nga PEN Qendra e Kosovës, keto ditë, doli nga shtrypi, libri i sociologut dhe shkrimtarit, Ibrahim Berisha, me titull “Kultura e rezistencës: Shkrimtarët 1988”.  Nocionet themelore që në titull të librit, japin shenjën kurioze për përmbajtjen. Është viti i thyerjes së madhe në Kosovë, që dukej hapur, po rrëshiqste në dramë, prandaj edhe kërkohen aktorët e rinjë, ata që do të merrnin rolin, i cili mund, por nuk ishte e domosdshme, t’u përkiste atyre. Nga paqja e letrave, kështu, shkrimtarët shqiptarë të Kosovës, u barten në rezistencë të hapur, e artikuluar kjo, si kulturë e rezistencës apo kultura politike maksimalisht e angazhuar.

Lidhur me librin shkrimtari Milazim Krasniqi ka vlerësuar se roli i shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës në vitet e kthesës së madhe 1988-1989 ka qenë i madh për artikulimin publik të aspiratave të shqiptarëve dhe për orientimin strategjik të Kosovës për të ardhmen e saj. Shkrimtarët shqiptarë shpalosën aspiratën për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe atlantike. Debati për ndryshimet kushtetuese ishte njëra nga ngjarjet në atë orientim të ri. Diskutimet që u zhvilluan lidhur me ndryshimet kushtetuese janë mbledhur në këtë libër, si dëshmi e mendimit intelektual dhe atdhetar të asaj kohe. Prof. Ibrahim Berisha e ka hartuar këtë libër me shumë përkushtim, duke e shpjeguar kontekstin kulturor dhe politik të asaj kohe. Titulli “Kultura e rezistencës: Shkrimtarët 1988” është edhe fakt edhe metaforë. Ky libër është dëshmi, kujtesë, argument. Leximi i tij është me interes për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për ato kohë të rënda dhe për mënyrën se si betejat e reja kundër shovenizmit serbomadh u projektuan nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, përfundon ai.

Në Kuvendin e Prishtinës  u mbajt takimi: Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Debat për Ndërrimet Kushtuese, më 28 tetor 1988.

Ekspanzioni serb rriti armiqësitë duke shfrytëzuar krizën që kish shkaktuar politika diskriminuese në Kosovë. Serbët ishin përfshirë nga ankthi se nuk mund të kontrollonin pa forcë projektet që do të ndodhnin në shoqërinë post-komuniste. Ata nguten për të spastruar “pakicën shqiptare” nga “territori nacional”.

Berisha shkruan se në kulm të konfrontimeve, shkrimtarët serbë dhe shqiptarë takohen në Beograd, duke hapur një faqe të njohur të konflikteve intelektuale tash, por me vlerësimin publik në përfundim, se shkrimtarët shqiptarë fituan këtë betejë kulturore. Prandaj, nuk ndodhi në Prishtinë biseda e dytë e planifikuar për arsye të refuzimit të shkrimtarëve serbë për të ardhur dhe vazhduar me diskutimet.

Profili intekeltual, kulturor dhe politik i shkrimtarëve shqiptarë është shfaqur gjerësisht në debatet që u zhvilluan për ndryshimet kushtetuese më 1988, kur hegjemonizmi serb, kishte krijuar trajktoren e shkatërrimit të autonomisë së Kosovës, ndërtuar më Kushtetutën e vitit 1974.

Përmbajtja domethënëse e këtyre debateve sintetizohet më 28 tetor 1988. Anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës diskutojnë për ndryshime duke dhënë gjithë refleksionet e ideve, vlerave dhe diskurseve publike të gjeneratave të ndryshme. Janë këtu konceptet kulturore, intelektuale e diskursive, po edhe normative e politike, të shtatëmbëdhjetë shkrimtarëve: Ibrahim Rugova, Din Mehmeti, Agim Vinca, Behram Hoti, Rexhep Zogaj, Milazim Krasniqi, Ajri Begu, Ibrahim Berisha, Mehmet Kajtazi, Rrustem Berisha, Beqir Musliu, Rexhep Ismajli, Azem Shkreli, Basri Çapriqi, Zejnullah Rrahmani, Rushit Ramabaja, Haxhi Vokshi, Ali Podrimja,

Jusuf Buxhovi, Qerim Ujkani, Vehap Shita,

Libri përqëndrohet pikërisht në këtë debat, i cili shpalosi, realisht, përmasën e vendosmërisë së intelektualavë shqiptarë për t’u përballur, apo edhe për të dalur, në ballë të proceseve dhe të rezistencës kundër dhunës politike dhe fizike të qeverisë serbe.

Botimi i diskutimeve, madje edhe renditja e tyre e përpiktë, të nxjerra nga shiriti I magnetofonit, ashtu siç kishte ndodhur, po në rend të parë, përmbajtja e tyre e plotë, ruajtur në Arkivin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, tregon pse ky asociacion, shkrimtarët, ishin epiqendra e mendimit intelektual, kulturor dhe politik edhe për proceset që pasuan duke krijuar një vizion dhe program të kthjelltë pragmatik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./KultPlus.com

Të ngjajshme