Librat e klasës së dytë, me gabime gjuhësore dhe diskriminime gjinore

19 Tetor, 2018 - 2:30 pm

Se librat shkollorë në Kosovë kanë gabime dhe shpesh janë pikënisja e skandaleve të ndryshme akademike, kjo nuk është më lajm i ri.

Megjithatë, një libër i Gjuhës Shqipe për klasën e dytë ka të tjera veçanti të cilat bëjnë që ai të mos jetë i përshtatshëm për mësim e edukim.

Nora Latifi Jashari nga GAP ka postuar një fotografi ku shihet një faqe nga ky libër.

“Keto tekste duhet te rishikohen pasi qe kane shume elemente te diskriminimit e gabime gjuhesore.
T’i mesojme femijet tane se te gjithe jane njejte te rendesishem, pa dallim gjinie” ka shkruar Latifi-Jashari në postimin e saj duke bashkangjitur fotografinë ku dukshëm ndahen rolet gjinore të cilat shoqëria kosovare i pranon dhe i kultivon.

Kohë më parë, në librat në Kosovë muzika rok konsiderohej si kriminale ndërsa janë të pafund shembujt ku në libra mësohet gabimisht. / KultPlus.com

Të ngjajshme