займ на карту онлайн потребительский кредит

Libri dhe lexuesit ‘pushtojnë’ shtëpinë e Ismail Kadaresë

Nëntor 6, 2017 - 2:58 pm

Fushata kombëtare e leximit, “Takohemi për një libër” këtë fundjavë është ndalur në shtëpinë “Kadare” në Gjirokastër.

Ky aktivitet u organizua nga nxënësit e gjimnazit “Asim Zeneli”, të cilëve iu bashkuan për të lexuar edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro së bashku me ministrin Ditmir Bushati.

Muaji nëntor është shpallur muaji i leximit nga Ministria e Kulturës, por duket se kjo nismë vitin tjetër do të jetë e përditshme.

Këtë fakt e ka bërë të ditur nga Gjirokastra, ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, e cila zbuloi dhe sloganin, i cili do të jetë; “Shëët se po lexoj” teksa kishte përzgjedhur për të lexuar pjesë nga libri i Gazmend Kapllanit “Ditar i shkurtër kufijsh”.

Ministrja Kumbaro gjatë aktivitetit tha se ,“qëllimi është që të jemi sa më shumë që e ndajmë librin me njëri-tjetrin, ashtu siç bëjmë kur dëgjojmë një muzikë të bukur. Prandaj bashkë me ministrin Bushati iu bashkuam aktivitetit tuaj për të lexuar sot një libër”,tha ajo.

“Vitin që vjen kemi menduar një iniciativë tjetër, e cila do të quhet “shëët se po lexoj”, prandaj përgatituni se do ta kemi të përditshme leximin dhe ndarjen e kënaqësisë që libri dhuron”,tha Kumbaro në aktivitetin e zhvilluar në shtëpinë Kadare “Takohemi për një libër”.

Fushata “Takohemi për një libër, është pjesë e programit “Edukimi përmes kulturës”, prioritet i qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Kulturës.

Fushata do të shtrihet në mbarë vendin përgjatë gjithë muajit nëntor, me mbi 200 aktivitete leximi ku përfshihen shkollat, bibliotekat e rretheve, libraritë, etj.

Aktivitetet do të angazhojnë të gjitha hallkat e librit: autorë, përkthyes, botues, redaktorë, mësues, nxënës e studentë, artistë, etj. / KultPlus.com

Të ngjajshme