Libri ‘Koko’ nga Dritë Ruhani shpërblehet me vendin e parë në Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë ‘Agim Deva’

26 Janar, 2023 - 2:52 pm

12 dramat për fëmijë ‘Koko’ nga autorja Dritë Ruhani, u shpërblyen me vendin e parë në Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë ‘Agim Deva’, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë vetë autorja përmes një postimi në Facebook.

Në vijim gjeni postimin e plotë të autores Ruhani:

Urra! Edhe një shpërblim!

Nuk ka më mrekulli se sa kur vlerësohesh kaq bukur nga krijues që tërë jetën ia kushtuan letërsisë.

Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”, i përbërë nga juria: Ibrahim Kadriu,  Prend Buzhala dhe Xhevat Syla sot, 12 dramat për fëmijë “Koko” i shpërbleu me vend të parë.

    Jam shumë mirënjohëse për një çmim të çmueshëm si ky!

     Por e them me shumë kënaqësi, se sot me mua si autore, fitoi dashuria për librin, fëmijët dhe sidomos dashuria dhe mirëkuptimi për qentë. Një dashuri që mungon shumë në letërsinë tonë për fëmijë.

     Ju falem nderit për ndjenjat e bukura që më dhuruat për librin!/ KultPlus.com

Të ngjajshme