Libri më i shitur në Gjermani për vitin 2016: “Lufta ime” nga Adolf Hitler

13 Nëntor, 2019 - 3:55 pm

Pas vetëvrasjes së Adolf Hitler-it, të drejtat për botimin e autobiografisë së tij të famshme “Lufta ime” (Mein Kampf) i’u transferuan shtetit të Bavarisë, e cila refuzoi që ndonjëherë ta publikojë këtë libër kontravers në Gjermani.

Megjithatë, ligji gjerman për të drejtat e autorit thotë se teksti mund të botohet 70 vjet pas vdekjes së autorit, që i bie se çdo kush mund ta botojë këtë libër nga viti 2016 e këtej.

Pas disa polemikave, Instituti i Historisë Bashkëkohore në Gjermani, në janarin e vitit 2016, ka lëshuar për ribotim këtë manifest anti-semit, kopjet dy vëllimëshe të të cilit ishin shitur të gjitha brenda disa orëve, në faqen e amazon për Gjermani.

Instituti i Historisë Bashkëkohore në Gjermani ka bërë të ditur se që nga ribotimi i parë në janar, 2016, janë shitur gjithsej 85.000 kopje të këtij libri, duke e bërë librin më të shitur në Gjermani për vitin 2016. Seria e 6të e ribotimit të këtij libri, pritet të arrijë nëpër librari në fund të këtij muaji.

Duke i’u përgjigjur reagimeve të shumta të cilat shprehnin shqetësimin se po bëhet përhapja institucionale e propagandës naziste, Andreas Wirsching, drejtor i Institutit Bashkëkohorë të Historisë është shprehur për The Guardian se është pikërisht e kundërta.

Debati rreth pikëpamjeve të Hitlerit për botën dhe qasja e tij ndaj propagandës, na ka ofruar një mundësi që ti shikojmë shkaqet dhe pasojat e një ideologjia totalitare, në një kohë kur pikëpamjet politike autoritative dhe sloganet djathtiste janë duke fituar terren, ka thënë Wirsching. KultPlus.com

Të ngjajshme