‘Lirindja’ ka hapur thirrjen për shkrime për numrin e ardhshëm

26 Tetor, 2017 - 8:16 pm

Lirindja #5 // Thirrje për shkrime

Që prej numrit të parë të Lirindjes kemi shprehë dëshirën tonë për me kriju nji hapësinë ku shkrimtarët, e sidomos ata të pabotum, e gjejnë mundësinë me u shprehë, edhe mrrijnë me ra në dialog me njani tjetrin.

Jemi shumë të gzume me interesimin që asht shfaqë për numrin tonë të fundit të botuem në prill i cili ka përmbajtë vetem tregime të shkurtra. Bisedat me përkrahësit dhe kontribuesit e zinës na kanë ba të qartë nevojën urgjente për hapësina letrare në Kosovë dhe për këtë arsye kemi vendosë që me e fokusu edhe numrin e ardhshëm ekskluzivisht në letërsi.

Andaj bëjmë thirrjen e pestë me radhë për shkrime për numrin e ardhshëm të zinës Lirindja. Dërgoni shkrimet (tregime te shkurtra, poezi, ese letrare) që kishit pasë qejf me i pa si pjesë të këtij numri direkt në faqen tonë në Facebook Lirindjaose te [email protected] deri më 30 nëntor 2017.
– #Lirindja

Ilustrimi nga Rina Krasniqi

Të ngjajshme