llyricum Sacrum, vepra me rëndësi të jashtëzakonshme për trojet shqiptare

3 Janar, 2022 - 6:00 pm

llyricum Sacrum, një vepër e papërsëritshme e historiografisë botërore, me rëndësi të jashtëzakonshme për trojet shqiptare, është pjesë e fondit të bibliotekës së Qendrës për Hapje dhe Dialog.

Korpusi Illyricum Sacrum është vepra më e plotë dokumentare e shkruar ndonjëherë për historinë e territoreve të Ilirisë së dikurshme të Justinianit, pasi përfshin dokumente nga një periudhë e gjatë kohore, përkatësisht që nga antikiteti deri në shekullin e 18-të.

Në këto dokumente gjenden të dhëna jo vetëm për vendndodhjen, historinë dhe kulturën e qyteteve dhe qendrave të ndryshme të qytetëruara , ekzistuese apo të zhdukura me kalimin e kohës, por edhe për personalitete të ndryshme që janë pak apo aspak të njohura gjetiu.

Illyricum Sacrum erdhi në dritë si rezultat i punës së gjatë e gjithëpërfshirëse prej 125 vjetësh të tre studiuesve , që u përkisnin tri gjenerata të ndryshme, dhe ndihmësve e kolegëve të tyre: at Filip Riçeputit, at Daniel Farlatit dhe at Jakob Koletit. /diasporashqiptare.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme