“Magji dhe mallkime”, librat e Harry Potter hiqen nga shkolla katolike

5 Shtator, 2019 - 7:00 pm

Një shkollë private katolike në Nashville ka hequr shtatë librat e serisë nga biblioteka e saj, duke thënë se ato përfshijnë “mallkime dhe magji të vërteta, të cilat kur lexohen nga një qenie njerëzore rrezikojnë të thërrasin shpirtrat e këqij”.

Në sagën e Harry Potter çdo magji ka një formulë të caktuar. Shumë formula burojnë nga fjalë me origjinë latine ose greke të lashtë. Accio, tërheq objekte. Depulso i largon duke i zvogëluar për t’i bërë më të vegjël, Evanesco i bën të zhduken, Engorgio Skullus zgjeron kokën e një personi, Quietus ul tingullin e zërit.

Nashville/Sipas gazetës lokale ‘Tennessean’, pastori i shkollës katolike të Shën Eduardit, i cili mëson fëmijë deri në moshën tetë vjeç, ka hequr shtatë librat e serisë nga biblioteka e saj, duke thënë se ato përfshijnë “mallkime dhe magji të vërteta, të cilat kur lexohen nga një qenie njerëzore rrezikojnë të thërrasin shpirtrat e këqij”.

Ai u dërgoi një email prindërve të fëmijëve për t’i lajmëruar ata se shkolla ishte në kontakt me “disa” ekzorcistë, të cilët i kishin këshilluar të largonin nga biblioteka e shkollës Librat e Potterit.

“Këto libra paraqesin magjinë si” të mirë. Mallkimet dhe shqiptimet e përdorura në librat e Harry Potter janë mallkime të vërteta, magji të vërteta. Një qenie njerëzore rrezikon të evokojë shpirtrat e këqij në momentin kur i lexon”.

Librat e Harry Potter kanë tërhequr kërkesa për censurë dhe polemika të ndryshme që nga The Philosopher’s Stone, i botuar në vitin 1997. Në vitin 1999, ai ishte libri më i kundërshtuar në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2003, ndërsa ishte akoma kardinal, Papa Benedikti i XVI-të i përshkroi librat si “joshje delikate që veprojnë pa u vënë re dhe kjo thellësisht shtrembëron krishterimin në shpirt para se të mund të rritet siç duhet”/shqiptarja.com/ KultPlus.com

Të ngjajshme