займ на карту кредит банк

Majlinda Nana Rama, publikoi disa pjesë nga libri i saj i ardhshëm “Kodi poetik i Agollit”

Shkurt 5, 2018 - 12:00 pm

Loading...

Shkrimtarja dhe gazetaria Majlinda Nana Rama, i është përveshur punës për të sjellë para publikut një monografi studimore “Kodi poetik i Agollit”. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë shkrimtarja nw rrjetin social Facebook, e cila ka theksua se libri është në proces të botimit.

KultPlus më poshtë po u sjellë disa pjesë të shkëputura nga ky tekst për të cilin shkrimtarja akoma nuk ka bërë të ditur se kur do të publikohet.

“Ndër autoritetet absolute të penës, i dashur dhe njerëzor, Dritëro Agolli, mbeti i njëjtë, edhe pse i vendosur mes dy epokave historike shqiptare: sistemit totalitar dhe shoqërisë demokratike” është fillimi i tekstit të publikuar nga Majlinda Nana Rama.

Ajo vazhdon tutje duke e cilësuar shkrimtarin Dritëro Agollin si: “Autor me ndikim dhe rol të rëndësishëm në historinë e letërsisë shqipe gjatë gjysmës së dytë të shek. XX, një ndër emrat që i rezistoi furtunës dhe trysnisë së përballjes midis krijimit të një letërsie ideologjike dhe një letërsie të mirëfilltë artistiko-estetike. Pavarësisht ndikesave dhe presimit nga kjo e para (ideologjisë), kritikat ndaj diktaturës Agolli i shfaqi qysh në atë kohë, kur e shpaloi mendimin e tij përmes romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, një demaskim për drejtuesit injorantë e mediokër, të mëkuar në gjirin e partisë mëmë…”, ka shkruar ajo.

Ndërsa sa i përket librit “Kodi poetik i Agollit”, shkrimtarja ka theksuar se ai sjell një variant alternativ leximi dhe synon ndërlidhjen e elementeve autentike me konstanten krijuese moderne të poezisë së autorit.

“Qaset të lidhë kompaktësinë strukturore me shpërthimin gjenetik e tradicional (truallin) dhe t’i paraqesë ato në kontekst me sociologjinë, kushtet shoqërore, sociale, historike etj. Pra, pa dashur të kumtojë teori pranuese, pohuese apo ndarje kontrastive, sjell mundësinë e një rileximi modest, të shtruar e të fushuar në trekëndëshin: tipologji e poetit-tekstualitet poetik-lexues (marrës)”, ka shkruar autorja Ramaj.

Libri hedh vështrim mbi ndikim që pati Dritëro Agolli në Shqipërinë letrare, si idealist e progresist, që synoi një botë të civilizuar poetike, me sens modern. Pasi që sipas shkrimtares ai është dëshmuar si poet i cili qysh në fillimet e veta e deri në certifikimin e tij si personalitet i letrave shqipe, ruajti nivelin artistik nga interferimi i zhvillimeve jashtëletrare, duke lartuar ngrehinën e poetit dhe poezisë së muzave shpërthyese, me penë të mprehtë e universale, që mbart tiparet e një krijimtarie të përbotshme.

“Si njeri i mendimeve të thella dhe ideve të mëdha, poeti vjen në këtë libër edhe si mendja e hapur, edhe si vizioni përparimtar, edhe si poetika dinamike. Me natyrshmëri e origjinalitet fabulesk dhe emocional, Agolli ngriti shqetësime të mëdha shoqërore të kohës ku jetoi, duke u bërë edhe pjesë aktive, përgjegjës, udhërrëfyes e udhëheqës shpirtëror i kombit të vet. Në këtë udhëtim, poeti është sjellë nëpërmjet poezive të krijuara para dhe pas viteve ’90-të, nga ku shfaqet zë i parë për kërkesa të larta të një Shqipërie tjetër”, është paragrafi i fundit i shkëputur nga libri i ardhshëm “Kodi poetik i Agollit”, i shkrimtares Majlinda Nana Rama. / KultPlus.com

Të fundit

Loading...
Loading...

Të ngjajshme